kompensimi
VKM-ja problematike për pronat: "Ndërkombëtarët kanë sugjeruar që ndryshimet të bëhen vetëm me ligj"
Vendimi i muajit dhjetor për kompensimin e ish-pronarëve parashikon ndryshime në ekzekutim edhe për vendimet e shpallura 1993-1996. Sqarimin e bën të ditur për Tema Tv, Përgjegjësi në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Edmond Lala, ndërsa për avokatët ai ka efekt prapaveprues dhe nuk rekomandohet as nga organizmat ndërkombëtarë.
Petullat me ujë të 600 milionëshit
Sot qarkulloi një lajm në mediat pranë kabinetit të kryeministrit, sipas të cilave në Shqipëri mund të hyjnë 600 milionë dollarë nga SHBA. Rruga e këtyre parave drejt Shqipërisë është fantazuar si lajm për të dëshmuar derexhenë e kuletës qeveritare nëse do të quanim si zyrtar apo gjysmë zyrtar këtë lajm të saponxjerre nga furra.
Pronat e komuniteteve fetare, 236 dosje ende pa u trajtuar
Për pronat e komuniteteve fetare dhe legalizimin e objekteve në tokat që u përkasin atyre, do të ngrihet një grupe i posaçëm pune. Janë 236 dosje që do të trajtohen nga ALUIZNI dhe Agjencia e Kompensimit të Pronave. “172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë, gjatë viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit”, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Bie në sy mungesa e komunitetit ortodoks, që është ndër më të pasurit në prona.
Skandali i ligjit të ri të pronave
Respektimi i pronës private është guri i themelit të një shteti ligjor dhe i politikave të tij publike për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve. Por ligji i fundit i qeverisë, për kthimin dhe kompensimin e pronarëve të grabitur nga diktatura komuniste, është një tjetër provë se në qeveritë shqiptare vazhdon të dominojë koncepti komunist se e drejta e pronës private mund të sakrifikohet për interesa të ashtuquajtura publike.
Ndërtime kuturu, legalizim, përmbytje, kompensim financiar
Tashmë po bindemi të gjithë se përmbytjet periodike që prekin Shqipërinë nuk mund t’i faturohen vetëm veprimit të njeriut. Shqipëria po hyn në listën e vendeve që janë të ekspozuara ndaj polarizimit klimaterik, ndaj retorika politike në raste të tilla sa vjen e ngjan më e pavend. Megjithatë, shteti dhe njeriu mund të minimizojnë dëmet, duke u paraprirë atyre. Një shembull ishin përmbytjet e vitit të shkuar, për të cilat kryeministri thotë se qeveria kompensoi dëmin për të gjithë të prekurit. Dhe ka gjasë të jetë e vërtetë, të paktën sepse nuk e ka vënë njeri në dyshim këtë fakt.
Ligji për pronat dhe Strasburgu
E drejta e pronësisë në Shqipëri gjatë këtyre 25 vjetëve jo vetëm që nuk ka gjetur zgjidhje të drejtë ligjore, por moskthimi i pronës pronarëve të shpronësuar, ka ushqyer korrupsionin politik dhe ekonomik. Marrëdhënia e pronarëve shqiptarë me shtetin e tyre është analizuar në dhjetëra vendime të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.