klsh
Reforma e energjisë? KESH, 50 milionë euro humbje për vitin 2015. OSHEE shet me 9.5 lekë, kostoja arrin në 11.2 lekë!!!
Korporata Energjetike Shqiptare humbi 50 milionë euro nga blerja e energjisë tek operatorët privatë. Ky fakt është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit humbja ka ardhur si pasojë e diferencave mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes.
Prokuroria akuzohet se nuk zhvilloi hetime për ministrin Damian Gjiknuri. KLSH: Marrëveshja me CEZ u negociua pa letra
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi të mos rihapë hetimet për mërraveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke Cez, bazuar në padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit . KLSH paditi ministrin Damian Gjiknuri dhe avokaten e Shtetit, Alma Hicka për dëm 479 milionë € shkaktuar shtetit pavarësisht se Prokuroria pushoi hetimet me argumentimin se nuk ka shpërdorim të detyrës.
Gjykata e Lartë mbyll aferën e CEZ. Rrëzohet padia e Kontrollit të Lartë të Shtetit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për rihapjen e hetimeve për Marrëveshjen e Mirëkuptimit me CEZ. KLSh-ja kreu auditin e marrëveshjes ku konstatoi dëm prej 479 milionë euro, por prokuroria nuk gjeti elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
KLSH kërkon nga Gjykata e Lartë rihapjen e hetimeve për marrëveshjen e qeverisë me CEZ: “Prokuroria të pyesë Damian Gjiknurin”
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të shtyjë më shumë për rihapjen e hetimeve për marrëveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ. KLSH-ja ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të urdhërojë rihapjen e hetimeve për mënyrën sesi u mbërrit në marrëveshje, kjo nisur nga fakti se “Prokuroria e Përgjithshme i ka pushuar hetimet në muajin qershor”.
Sipas juristëve të KLSH-së, “prokuroria nuk ka hetuar siç duhet kallëzimin në fjalë”, hetimet sipas tyre ishin “të dëmtuara dhe të paplota, përsa kohë nuk ishte administruar edhe dokumentacioni shtesë”.
Ball Kazani – KLSH rikonfirmon: Dëmi është 479 milionë euro
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka qenë sot në Komisionin e Posaçëm Hetimor për CEZ-in dhe marrëveshjen e Mirëkuptimit. Bujar Leskaj ka përsëritur atë që ka dalë tashmë nga auditimi i kryer mbi procedurat e ndjekura nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri me lejen dhe aprovimin e kryeministrit Edi Rama. Tha Leskaj:
KLSH dhe Banka e Shqipërisë raportojnë për dëmin me asgjësimin e kartëmonedhave
Sot paradite, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kanë qenë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku kanë raportuar për një raport që ngre akuza për asgjësimin e kartëmonedhave të vjetra.
4 milionë dollarë dëm/KLSH kallëzon penalisht drejtorin e projektit për ndërtimin e rrugës Tiranë - Elbasan
4 milionë dollarë. Kaq është dëmi që Kontrolli i Lartë të Shtetit ka konstatuar nga auditmi i projektit “Ndërtimi i rrugës Tioranë-Elbasan”. Si pasojë, KLSH-ja ka depozituar kallëzim penal për drejtorin e projektit, Aksel Qorduka, që është në detyrë që në kohën e Edmond Haxhonastos.
Nxjerrja e kartëmonedhave nga tregu, Prokuroria nis hetimin ndaj Bankës së Shqipërisë
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për nxjerrjen e kartëmonedhave nga tregu do të jetë bazë për hetim penal nga Prokuroria e Përgjithshme. “Vizion Plus” raporton sot se Prokuroria ka marrë një kallëzim nga KLSH dhe pritet që të marrë në pyetje drejtuesit e Bankës së Shqipërisë në vitet 2010-2014.
Guvernatori gënjeu. Banka e Shqipërisë pranon ekzistencën e raportit të KLSh-së që flet për 21 milionë $ dëme
Para disa ditësh u bë e njohur ekzistenca e një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në zotërim ky edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas të cilit në Bankën e Shqipërisë janë konstatuar 21 milionë dollarë dëm. Kjo u lidh me çështjen Fullani, ish-guvernatori i përfshirë në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve. Fullani doli i pafajshëm, por raporti i KLSH-së flet për 21 milionë dollarë dhe kjo detyron rihapjen e hetimeve si dhe një hetim brenda vetë prokurorisë që nuk ka lëvizur gishtin për këtë gjë.
Dosje akuze apo dosje shantazhi?
Disa media kanë publikuar sot një raport, i ashtuquajtur sekret, i hartuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit në Bankën e Shqipërisë, janë vjedhur në fakt 21 milionë euro nga 713 milionë lekë që u deklaruan. Sipas këtij raporti, me burim nga “shqiptarja.com” e Carlo Bollinos, në skemën vjedhjes janë përfshirë banka të nivelit të dytë, punonjës të thesarit, çka e bën përgjegjësinë e ish-Guvernatorit automaitike. Vjedhja është realizuar përmes deklarimit të rremë të parave që nxirren nga qarkullim dhe rimbursimit të bankave të nivelit të dytë në këmbim të “asgjësimit” fiktiv.