Kievi
Rusia: IAEA të adresojë sulmin mbi centralin bërthamor në Zhaporizhia
Rusia i kërkon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të adresojë çështjen e sulmit mbi centralin bërthamor në Zhaporizhias. Në një deklaratë, drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Shtetërore të Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, Alexey Likhachev, e cilësoi sulm terrorist goditjen e centralit nga forcat ukrainase dhe i kërkoi IAEA-s të shkojë përtej deklaratës së thjeshtë me të cilën e dënoi ngjarjen.
Siguria bërthamore e Europës është në rrezik! Kievi po organizon atentat mbi Zaporozhie!
Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov ka deklaruar dje se Zelenskiy po përpiqet të ndërkombëtarizojë konfliktin duke synuar dislokimin e trupave të NATO-s në Ukrainë dhe duke krijuar kushtet për përballje direkte mes Rusisë dhe Perëndimit.
Sipas tij, pretendimet e Kievit zyrtar se Rusia kërkon të hedhë në erë centralin e Zaporozhies janë absurde për faktin se Rusia e kontrollon atë që nga muaji mars.
Mediat amerikane: Putin po arreston gjeneralët për dështimin në Kiev
Mediat amerikane raportojnë se në Rusi kanë nisur arrestimet e zyrtarëve të lartë për atë që Kremlini po e sheh si dështim në nismën për të vënë nën kontroll Kievin. The Wall Street Journal raporton se një komandant i lartë i agjencisë së inteligjencës të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë është vënë në arrest shtëpie.
Raundi i tretë i negociatave, Rusia pritet të sulmojë në 48 orët e ardhshme në Kharkiv, Odesa dhe Kiev
Analistë të ndryshëm po vlerësojnë se trupat ruse do të ndërmarrin sulme ushtarake ndaj Kievit, Kharkivit, Mykolayv dhe ndoshta Odesës në 24-48 orët e ardhshme. Instituti për Studimin e Luftës nënvizon se në datën 5 mars, trupat ruse mund të kenë bërë një pauzë, ndërkohë që drejt qyteteve kryesore nuk ka patur asnjë ofensivë të madhe.
“Nëse bie Kievi, efekti domino shtrihet në të gjithë Europën Lindore”
Perëndimi duhet ta ndalë presidentin rus, Vladimir Putin tani, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Lindjen e Evropës. Ky është paralajmërimi i kryeministrit slloven, Janez Jansha.
Thellohet kriza në Ukrainë, Kievi ndalon fluturimet e linjave ajrore ruse
Sipas “The Washington Post”, Ukraina ka thënë se do të ndalojë linjat ajrore ruse të fluturojnë në vend si pjesë e sanksioneve mbi mbështetjen e Moskës për rebelët në lindje. Kievi tha se masat do të hyjnë në fuqi më 25 tetor dhe do të përfshijnë linjat ajrore të mëdha ruse Aeroflot dhe Transaero. Fluturimet ruse tranzit do të ndalohen nëse aeroplanët mbajnë personel ushtarak ose të mallrave me përdorim të dyfishtë. Moska e përshkroi këtë masë si “një akt të çmendur”, duke premtuar përgjigje të fortë.
Para negociatave vendimtare, Rusia ul çmimin e gazit për Ukrainën
Para hapjes së negociatave nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Rusia ka ulur zyrtarisht çmimin e gazit të shitur në Ukrainë. Palët shpresojnë të arrijnë në një marrëveshje duke mundësuar livrimin e ndërprerë që prej tre muajsh. Në afrim të dimrit, konsumi i gazit nga Ukraina do të rritet, ashtu si dhe në vendet evropiane që i tremben një çrregullimi të furnizimeve të tyre me gaz nëpërmjet territorit ukrainas sepse Kievi disponon aktualisht rezerva të pamjaftueshme.