Para negociatave vendimtare, Rusia ul çmimin e gazit për Ukrainën
Para hapjes së negociatave nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Rusia ka ulur zyrtarisht çmimin e gazit të shitur në Ukrainë. Palët shpresojnë të arrijnë në një marrëveshje duke mundësuar livrimin e ndërprerë që prej tre muajsh. Në afrim të dimrit, konsumi i gazit nga Ukraina do të rritet, ashtu si dhe në vendet evropiane që i tremben një çrregullimi të furnizimeve të tyre me gaz nëpërmjet territorit ukrainas sepse Kievi disponon aktualisht rezerva të pamjaftueshme.
Ndërkohë një dekret i publikuar në faqen e internetit të qeverisë detajon formulën që prëcakton të drejtat doganore të aplikuara për shitjet e gazit rus. Çmimi i gazit, sipas agjencive ruse, do të ketë një ulje prej 24,6 dollarësh për 1 000 metra kub në raport me kontratën në fuqi, pra do të shitet me një çmim prej 227,4 dollarë për 1 000 metër kub. Ky njoftim u bë, ndërkohë që zëvendëspresidenti i Komisionit për Energjinë, Maros Sefcovic, priti në Bruksel ministrat rusë të Energjisë, Alexandre Novak dhe ukrainas, Volodymyr Demtchychyne për bisedime urgjente.
Add new comment