keln
Do shumë Shqipëria të bëhet si Bota
Një llambë që ndriҫon errësirën, një turbinë me filma të vjetër dokumentarë, dhe fjalët e një burri tëmoshuar: "Dikur thuhej një shprehje e Leninit, plus elekrifikimin kemi komunizmin. Nejse ajo në fakt nuk erdhi kurrë, ajo mbeti përrallore."
Anulohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
Një alarm sigurie ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin e Kelnit në Gjermani. Mediat raportojnë se janë marrë masa të menjëhershme dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Pasagjerët kanë postuar foto në rrjetet sociale, duke raportuar se terminali 1 dhe 2 aktualisht janë të mbyllur. Ndërkohë mbi aeroport është parë të patrullojë një helikopter.Një zëdhënës nga aeroporti i Këlnit citohet nga CNN të ketë thënë se se të dy terminalet janë mbyllur, pasi një grua arriti të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit dhe duke shmangur forcat e sigurise.
"Keni qenë 3.2 milionë, tani jeni 2.8 milionë. Qëndroni në Shqipëri”
Edhe një përfaqësues i lartë i fesë në Gjermani, si kardinali i Këlnit, Rainer Maria Woelki, e shikon si problematik emigracionin shqiptar. Ai ka folur nga Shkodra ku ka qenë për një vizitë, duke argumentuar se janë shifrat ato që flasin. “E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara.