karantina
Greqia drejt mbylljes së dytë
Greqia mund të shkojë drejt një mbylljeje të dytë. Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha se një mbyllje e dytë në të gjithë vendin mbetet një hap i mundshëm për të frenuar përhapjen e koronavirusit, nëse një sërë kufizimesh të reja që hynë në fuqi të martën në mëngjes nuk ulin kurbën e infeksioneve të reja.
Është mëkat të paguash gjoba në këtë "shtet"
Qeveria ka nxjerrë së fundmi një akt normativ përmes të cilit fal të gjitha gjobat e vëna gjatë periudhës “së infeksionit të shkaktuar nga covid-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”. Për pjesën e pandemisë, masat administrative që fallen, e madje kthehen përfshijnë kohën mes 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020, ndërkohë që për shkeljet në procesin e rindërtimit “falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore”.
Apeli i OBSh: Mos reduktoni periudhën 14 ditore të karantinimit
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, ka bërë thirrje që karantina 14 ditore për personat e izoluar nuk duhet reduktuar. Sipas tij, në kushtet e tanishme, çdo lëshim do të kishte pasoja të mëdha në përhapjen e CoVid-19 në Europë, ku po verifikohet një rritje alarmante e numrit të të prekurve.
Kluge ka shtuar se diskutimi për reduktimin e periudhës 14 ditore të karantinimit duhet të diskutohet në nivel shkencor në mënyrë që vendimet të mos jenë të pambështetura.
Vala e dytë e Covid-19/ Izraeli bëhet vendi i parë që rikthen karantinën
Izraeli bëhet vendi i parë në botë që i kthehet karantinës për së dyti. Numri rekord i rasteve të reja e detyroi qeverinë ta marrë këtë vendim të enjten.
Izolimi për frenimin e përhapjes së virusit do të zhvillohet në tre faza.
Datat specifike për secilën fazë nuk janë njoftuar dhe zbatimi i raundit të dytë dhe të tretë të kufizimeve do të varet nga rezultati i fazës së parë.
Italia nuk përjashton rikthimin e karantinës
Italia nuk e përjashton rivendosjen e karantinës kundër koronavirusit. Në një intervistë për gazetën Correre della Sera, koordinatori i Komitetit Tekniok Shkencor, Agostino Miozzo shprehet se kthim pas do të ishte një katastrofë, por nëse infektimet rriten, atëherë mbylljet lokale nuk përjashtohen. Miozzo apelon për një përgjigje më të koordinuar në nivel europian ndërkohë që për aktivitete si baret dhe diskotekat urdhëresat kufizuese mbeten në fuqi.
Në Serbi protestohet kundër karantinimit
Serbët kanë dalë dje në rrugët e Beogradit pasi presidenti Aleksander Vuçiç njoftoi se masat kufizuese dhe karantinimi i fundjavës do të rikthehen. Sipas raportimeve të ndryshme mediatike, nga përplasjet ka patur të lënduar, 17 protestues dhe 43 policë.
Destinacioni i protestës ka qenë parlamenti dhe RTS, televizioni publik që akuzohet se raporton përherë në favor të qeverisë. Sipas zëdhënësve të qeverisë serbe, protesta nuk përjashtohet të ketë patur si synim rrëzimin e saj, mirëpo lidhur me këtë do të duhet një hetim.
Karantina si kërcënim do të ishte gabim dhe nuk do funksiononte
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot do të rikthehen masat kufizuese, në mos edhe karantina nëse kurba e infektimeve vazhdon të rritet. Me një video selfie z. Rama ka përsëritur se për të është më e rëndësishme jeta sesa ekonomia.
Kjo është më e thjeshtë të thuhet sesa të bëhet. Burime të ndryshme bëjnë me dije se z. Rama ka deklaruar në mbledhjen e Komitetit Teknik për epideminë se nëse rastet do të shkojnë mbi 50, atëherë kufizimet do të rikthehen duke provuar se kontrolli i kurbës ka edhe vlerë politike.
Karantina vetëm për miletin. Një standard europian
Dje qarkulluan lajme se teksa qeveria ka vendosur masa të rrepta kufizimi për plazhet dhe lëvizjet, në zonat e jugut u panë sorollopët e elitës që ngroheshin në diell.
Në një nga reagimet e shumta spikaste autorizimi për shkak të detyrës. Detyra është: Gazetar. Pra kjo kartëvizitë që nuk ka mbetur i kuq e i zi pa e marrë, të hap portat e kënaqësisë.
Karantina, njoftime të shumta për ndryshimin e sjelljes së minjve
Mund të keni parë sesi në ditët dhe netët e para të karantinës në Tiranë, minjtë dilnin hapur në rrugë dhe nuk reagonin aq shpejt ndaj pranisë së njerëzve. Duket se kjo shfaqje agresiviteti është edhe më e dukshme në metropole të mëdha, ku minjtë ushqehen me mbetjet ushqimore të restoranteve.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar së fundmi për një sjellje më agresive të minjve si pasojë e kërkimit të ushqimit.
Vendi është në një situatë të tmerrshme...Strategjia suedeze kundër CoVid-19 provokon debate të brendshme
Karantinë apo jo? Kjo është çështja. Suedia sfidoi metodën e vjetër duke mbajtur të hapur vendin në kohë pandemie, duke supozuar se një virusi nuk i shpëton dot. Atëherë të mos dëmtojmë edhe ekonominë. Kjo qasje u monitorua shumë si një zgjedhje e guximshme dhe atipike, mirëpo tani kritikat për të po vijnë edhe nga brenda vendit.