Karantina si kërcënim do të ishte gabim dhe nuk do funksiononte
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot do të rikthehen masat kufizuese, në mos edhe karantina nëse kurba e infektimeve vazhdon të rritet. Me një video selfie z. Rama ka përsëritur se për të është më e rëndësishme jeta sesa ekonomia.
Kjo është më e thjeshtë të thuhet sesa të bëhet. Burime të ndryshme bëjnë me dije se z. Rama ka deklaruar në mbledhjen e Komitetit Teknik për epideminë se nëse rastet do të shkojnë mbi 50, atëherë kufizimet do të rikthehen duke provuar se kontrolli i kurbës ka edhe vlerë politike.
Ky paralajmërim tingëllon disi ironik në kushtet kur në media qarkullon një video ku z. Rama mohon të ketë premtuar se do të ketë një paketë të tretë ndihme biznesin, ndërkohëë që premtimi për të është me zë dhe figurë.
Epidemia aktualisht ka lënë pas momentin fillestar të shokut, edhe pse kujdesi dueht të jetë maksimal për ndonjë valë të dytë. Zotin Rama e justifikon konfuzioni i eskpertëve që teksa flasin për rënie të virulencës janë vënë para faktit të shtimit të rasteve të reja në spitale. Mirëpo nga nuk ka në momentin që flasim asgjë që të justifikojë rikthimin e kufizimeve dhe karantinës. Asnjë vend nuk po e përmend më një gjë të tillë. Ndaj çdo përpjekje për të riaktivizuar një masë që funksonoi pse u mor në kohën e duhur, në kushtet e një të panjohure të madhe, është gabim dhe do të ketë pasoja.
Sot që flasim ne ende nuk kemi kuptuar pasojat reale të asaj që kaluam. Ndaj përshkallëzimi i gjuhës publike jo vetëm nuk ka kuptim, po rrezikon të asgjësojë edhe atë autoritet pozitiv që u krijua për mjekët dhe relativisht edhe për mënyrën e reagimit në muajt që lamë. Nuk ka karantinë pa mirëkuptimin e qytetarëve, kjo është një gjë e thjeshtë për t’u kuptuar.
Add new comment