kaos
Video/Lufta e Europës nëpër stadiume
Mediat italiane pasqyrojnë një situatë të ndezur në rrugët e Napolit, ku rreth 600 tifozë të Eintrahtit janë përleshur me policinë në prag të një ndeshjeje për tetëshen e kupës së Kampioneve. Tifozëve gjermanë u janë bashkuar edhe disa ultras të Atalantës për të ofruar kështu të vetmin spektakël baruti të Europës së sotme: atë të tifozëve të sportit.
Italia zhytet në kaos politik
Italia zhytet në kaos politik pas refuzimit nga presidenti Matarela për të dekretuar emrin e propozuar për ministër Financash. Pas këtyre zhvillimeve presidenti thirri në pallatin presidencial, Carlo Kotarelin, një ish-zyrtar i rangut të lartë të FMN.
Kjo lëvizje shihet si një manovër për t'ia besuar atij formimin e një qeverie teknokratësh, në një kohë kur situata politike në Itali është veçanërisht e brishtë.
Kaos me Hipotekat
“Prej ditësh qindra qytetarë e biznese presin të marrin përgjigje nga zyrat e hipotekës nëse e kanë të lirë pronën ku do të ndërtohet për të marrë më pas lejen. Por kjo nuk ndodh për një fakt banal: inxhinieri është pushuar nga puna dhe deri tani askush nuk e ka zëvendësuar.”
Kaos nga një sulm kibernetik global, bllokohet sistemi shëndetësor në Britani
Alarm global ka shkaktuar lëshimi i një software-i të quajtur "ransomëare" të përhapur në më shumë se 50.000 njësi kompjuterike në të gjithë botën. Software-i infekton skedarët e kompjuterëve dhe pastaj kërkon para për zhbllokimin e tyre. Sulme të tilla kanë ndodhur në Britani dhe Spanjë, duke vënë në alarm autoritetet.
Intervista/Regjisori belg, Jan Fabre: Njeriu, kafshë e papërsosur, nga kaosi mund të arrijmë ekuilibrin
Ndoshta një nga regjisorët që ka provokuar më shumë me teatrin e tij modern dhe estetikën e erosit dhe thanatosit, regjisori belg Jan Fabre thotë se njeriu është një kafshë e papërsosur dhe shkëputja e çdo shoqërie nga arti e çon atë drejt vetëvrasjes.
Sa e rëndësishme është "çmenduria" krijuese për një artist dhe një shoqëri?
Kaos me inventarin e bashkive të reja, 150 milionë euro borxhe
Fill pas reformës së re territoriale, ku njësitë vendore u përqendruan në 61 bashki, një proces auditimi në formën e një inventari për llogaritë financiare dhe ato kapitale, tashmë ka përfunduar. Projekti i iniciuar nga qeveria shqiptare, nën drejtimin e Grand Thorton, nëpërmjet projektit STAR, ka gjetur një kaos të vërtetë në bilancet e pushtetit vendor dhe një mungesë totale orientimi nga qeveria qendrore.
Stigliz: Gjermania po e çon Europën në kaos, oligarkët nuk preken
Nobelisti Joseph Stigliz ka bërë në tjetër vlerësim për situatën në Greqi pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreditorët dhe partnerët Europianë. Ai akuzon Gjermaninë për politikën e masave shtrënguese ndaj Greqisë dhe kaosin e krijuar në eurozonë.
"Po shkojmë drejt kaosit!"
Skandal pas skandali duket se Shqipëria po preket nga dëshpërimi. Një i tillë ngjan edhe ai që përcjell Spartak Ngjela në një reagim të vetin sot. Që po e sjellim në vëmendje të lexuesit:
Problemet e Vlorës, Dritan Leli akuza ndaj Gjikës për kaosin urbanistik
Pak javë pasi ka marrë detyrën, kryebashkiaku i ri i Vlorës theksoi se ka trashëguar një qytet me probleme të shumta në infrastrukturë dhe kanalizime tejet të dëmtuara. Dritan Leli zhvilloi një takim për marrjen e masave në rast përmbytjesh, ngjarja më e fundit javën që shkoi, kur qyteti u mbulua nga uji, si në stinën e dimrit. Kryebashkiaku akuzoi paraardhësin, për dhënien pa kriter të lejeve të ndërtimit, konkretisht mbi rrjetin e kanalit ujëmbledhës.