Kaos nga një sulm kibernetik global, bllokohet sistemi shëndetësor në Britani

Postuar në 12 Maj, 2017 23:00

Alarm global ka shkaktuar lëshimi i një software-i të quajtur "ransomëare" të  përhapur në më shumë se 50.000 njësi kompjuterike në të gjithë botën. Software-i infekton skedarët e kompjuterëve dhe pastaj kërkon para për zhbllokimin e tyre. Sulme të tilla kanë ndodhur në Britani dhe Spanjë, duke vënë në alarm autoritetet.

Sipas kompanisë së sigurisë Avast një aktivitet në rritje i këtij softëare është vërejtur të premten për disa orë ku janë  identifikuar më shumë se 57,000 sulme në mbarë botën. Shifrat e fundit tregojnë se totali i kompjuterëve të prekur përfshin 74 vende. Drejtori i Malwarebytes, Adam Kujawa flet për një përhapje të gjerë duke theksuar se "unë kurrë nuk kam parë kurrë një gjë të tillë"

Kompania gjithashtu vuri në dukje se virusi ka synuar Rusinë, Ukrainën dhe Tajvanin. Ai është një version i modernizuar i ransomëare, i cili u shfaq për herë të parë në shkurt. 

Sulmet kanë shkaktuar kaos kibernetik në spitalet masive në Britaninë e Madhe. 
16 spitale në vend ka rezultuar me bllokime të shërbimeve. Departamentet kompetente qeveritare lëshuan ​​një direktivë duke u kërkuar të gjitha spitaleve që të gjitha aktivitetet jo-urgjente të shtyhen. 

http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/80499/pagkosmio-tsoynami-kyvernoepit...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.