Stigliz: Gjermania po e çon Europën në kaos, oligarkët nuk preken

Postuar në 22 Shtator, 2015 09:38

Nobelisti Joseph Stigliz ka bërë në tjetër vlerësim për situatën në Greqi pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreditorët dhe partnerët Europianë. Ai akuzon Gjermaninë për politikën e masave shtrënguese ndaj Greqisë dhe kaosin e krijuar në eurozonë.
Në një intervistë për për revistën gjermane "Tagesspiegel", Stiglis thotë se Greqia nuk e zgjidhi çështjen e borxhit, thjesht e transferoi atë në një kohë tjetër."Problemi nuk u zgjidh me paketën e tretë të ndihmës, duhet të shohim çfarë do të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve nëse koalicioni qeverisës do të thyejë sistemin e vjetër të oligarkëve. Trojka deri tani nuk ka ndihmuar shumë në këtë drejtim. Nuk u përqëndrua në çështjen e oligarkëve" -shprehet Stigliz.
Ekonomisti i njohur amerikan bëri përgjegjëse Gjermaninë për kaosin, duke shpjeguar se Berlini ka ndikim të madh në vendimet që merr trojka.
Sipas tij, Greqisë i nevojitet një reduktim i borxhit, por Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka qartësuar se Greqia nuk është e aftë të ristrukturojë borxhin e saj. Ndaj Stigliz thotë se nëse nuk rishikohen disa pika të marrëveshjes Greqia rrezikon reçesionin në një të ardhme të afërt. Ai e quan të gabuar moskreditimin nga bankat të sipërmarrjeve të vogla duke thënë se nëse kjo politikë do të vahdojë edhe 3 vite atëherë pacienti do të shkojë drejt vdekjes. "Ajo që po shkatëron Greqinë nuk është vetëm mungesa e efiçencës në sektorin publik, por edhe atë privat. Kur sistemi bankar është thuajse i shkatërruar dhe ndërmarrjet e vogla janë motorri i ekonomisë greke atëherë duhet gjetur një mënyrë për financimin e tyre"-shprehet Stigliz.

http://news.in.gr/economy/article/?aid=1500027318

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.