kamera
Kamerave nuk do të mund t’u fshihet askush
Inxhinierët në Universitetin Northwestern kanë krijuar një kamera të fuqishme, që mund të shohë përmes objekteve të forta dhe të errëta si mjegulla, qoshet, madje edhe mishi dhe kocka e njeriut. Mund të duket produkt i fantashkencës, por kamera është ndërtuar mbi një sistem kapjeje të dritës të quajtur "holografi sintetike me gjatësi vale".
Pajisja funksionon duke shpërndarë dritën lazer mbi objekte të fshehura, drita më pak kthehet në kamera, ku inteligjenca artificiale rindërton sinjalet për të treguar objektin e fshehur.
Pogradec/Panairi i Policisë live
Dy policë, njëri prej të cilëve i dehur, u kërkojnë dy gazetareve të News24 të mos filmojnë. Është raportuar se policët kanë marrë kamerën dhe kanë dhunuar kameramanin. Policia ka njoftuar se efektivët janë shkarkuar.
Kamerat në shkolla, kushte fiktive në garë dhe kosto jo reale
Një projekt për sigurinë në shkolla ku do të instalohen kamera dhe pajisje regjistruese, është shndërruar në një aferë të dyshimtë dhe ka sjellë hetimin nga disa institucione të rëndësishme të pavarura të shtetit.
Kjo ka ardhur pasi Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit AKSHI ka hartuar kushte fiktive për kompanitë në garë, duke hedhur dyshimin për favorizim të kompanive të tjera.
Kamera dhe masa sigurie shtesë: A shkelet privatësia dhe pse M. e Brendshme nuk publikon rezultatet e survejimit në hapësira publike?
Qeveria ka depozituar së fundmi një projektligj që prek direkt qytetarët: “Për masat shtesë të sigurisë”, titullohet projektligji, i cili shpall si objektiv: “krijimi i kushteve ligjore për të siguruar bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe subjekteve publike e private, veprimtaria e të cilave përbën burim rreziku të shtuar për sigurinë, me synim mbrojtjen e jetës, pronës, dhe garantimin e sigurisë publike”.
E ardhmja e kullave të kontrollit në aeroporte, fluturimet do ndiqen me kamera
Një duzinë aeroplanësh komerciale që ulen aty çdo ditë monitorohen nga kamerat, të udhëhequr nga kontrollorët që i ndjekin në video prej një tjetër aeroporti 90 milje larg. Örnsköldsvik në Suedi është aeroporti i parë në botë që përdorë një teknologji të tillë. Të tjerë aeroporte në Evropë po testojnë idenë. Ekspertët thonë se tanimë po vijnë kullat pa pilot.