Kamerat në shkolla, kushte fiktive në garë dhe kosto jo reale

Postuar në 13 Prill, 2016 18:28

Një projekt për sigurinë në shkolla ku do të instalohen kamera dhe pajisje regjistruese, është shndërruar në një aferë të dyshimtë dhe ka sjellë hetimin nga disa institucione të rëndësishme të pavarura të shtetit.

Kjo ka ardhur pasi Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit AKSHI ka hartuar kushte fiktive për kompanitë në garë, duke hedhur dyshimin për favorizim të kompanive të tjera.

Një kompani e huaj, nëpërmjet një letre që ia ka dërguar edhe organeve të larta shqiptare shpjegon në mënyrë të hollësishme gjithë abuzimin e bërë në kushtet e tenderit të AKSHI. Sipas kompanisë në fjalë, edhe materialet që kërkohen, përcaktimet teknike por edhe shuma e vënë për këtë qëllim nuk i përgjigjen qëllimit pra pajisjes me kamera vëzhgimi.

"Tema Tv"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.