kallzim penal
Regjistrohet procedimi penal për shkeljet në landfillin e Sharrës, hetime për kompaninë e bashkisë “Eco Tirana”
Tre javë pasi këshilltarë të opozitës kallzuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për atë çfarë ka ndodhur në landfillin e Sharrës, Prokuroria ka regjistruar kallzimin penal për këtë çështje. Aktualisht procedimi nuk është regjistruar me emër konkret dhe hetimet po kryhen nga i njëjti prokuror që ka në dorë dosjen e vdekjes së 17 –vjecarit Ardit Gjoklaj.
Nga bashkia është kërkuar e gjithë procedura e ndjekur për mënyrën se si menaxhohet landfilli i Sharrës nga firma që ka fituar tenderin per ndarjen e mbetjeve te riciklueshme.
Kallzim penal Erion Veliajt për parkimin nëntokësor te parku “Rinia”
Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurori një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me dhënien me koncesion të parkingut tek parku Rinia.Sipas Partisë Demokratike kryebashkiaku Veliaj zbatoi ligjin e gabuar në mënyrë që të shmangte ato hallka proceduriuale të detyrueshme siç ishte negociimi me operatorin e renditur i pari, “Shoqëria Tajvan SH.P.K”, shmangu dhënien e miratimit me shkrim, të detyrueshëm, nga ana e njësisë së trajtimit të koncesioneve “Atrako” dhe ia dërgoi Këshillit Bashkiak për të marrë vendim në lidhje me miratimin e kushteve të kon