Regjistrohet procedimi penal për shkeljet në landfillin e Sharrës, hetime për kompaninë e bashkisë “Eco Tirana”
Tre javë pasi këshilltarë të opozitës kallzuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për atë çfarë ka ndodhur në landfillin e Sharrës, Prokuroria ka regjistruar kallzimin penal për këtë çështje. Aktualisht procedimi nuk është regjistruar me emër konkret dhe hetimet po kryhen nga i njëjti prokuror që ka në dorë dosjen e vdekjes së 17 –vjecarit Ardit Gjoklaj.
Nga bashkia është kërkuar e gjithë procedura e ndjekur për mënyrën se si menaxhohet landfilli i Sharrës nga firma që ka fituar tenderin per ndarjen e mbetjeve te riciklueshme.
Sqarohet se kallzimi është regjistruar për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe kompetencave, punësim i paligjshëm, përfitim i paligjshëm i interesave dhe shkepelje e barazisë në tendera.
Në kallzimin e keshilltareve te Partise Demokratike thuhet se paligjshmeri ka nisur me krijimin e kompanise “Eco Tirana” dhe me dhenien 49 për qind të kapitaleve një firme italiane pa garë, pa konkurs, pa transparencë dhe më pas me kushtet e rënda të paligjshmërisë në punën që bëhej në landfill. Dosja po hetohet nga prokurori Julian Zonja, i cili ka ne dore edhe hetimin per vdekjen e 17-vjecarit Ardit Gjoklaj, raporton Tv Klan.
Add new comment