kallzim

Kallëzim i dytë për kryebashkiaken e Sarandës

Postuar në 30 Maj, 2018 11:20

Kryebashkiakia socialiste e Sarandës, Floriana Koka kallëzohet për herë të dytë penalisht për shkelje dhe parregullsi në punët publike. Pas Kontrollit të Lartë të Shtetit është Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit që e ka paditur bashkë me disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie.

Ata akuzohen per miratimin ne kundershtim me ligjin, te lejes se ndertimit ne favor te firmes “Daedsh.p.k”dhe zgjatjen e afatit te kesaj leje per objektin Kompleks multifunksional ne zonen bregdetare, prane Kanalit te Cukes

Rilindja e Belshit, shkelje dhe tendera të paligjshëm

Postuar në 29 Maj, 2018 21:03

Kryebashkiaku i Belshit dhe gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë të kësaj bashkie janë  kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit për shkelje në projektet e Rilindjes Urbane. 

Gjatë auditimit për periudhën 2016 dhe 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se 
ata i kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 80 milionë lekësh, ndërsa kanë përdorur në mënyrë të paefektshme 286 milionë lekë duke i shkaktuar një mungesë të ardhurash bashkisë prej 66 milionë lekësh.

Paditet Florjana Koka, KLSH dosje për kryebashkiaken e Sarandës

Postuar në 05 Maj, 2017 16:54

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur  në Prokurori kryebashkiaken e Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të kësaj bashkie për “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi të detyrës”. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve, konkretisht:

Kallëzohet në Prokurori drejtori i Portit të Durrësit, lumë shkeljesh me kontratat konçesionare dhe materialet e TAP

Postuar në 06 Nëntor, 2016 13:29

Drejtori i Përgjithshëm i autoritetet Portual të Durrësit, është kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i lartë i Shtetit  me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Nga auditimi kanë rezultuar një sërë shkeljesh që kanë të bëjnë me procesin e shkarkimit, depozitimit dhe evadimit të tubacioneve, materialeve të nevojshme si dhe makinerive të projektit TAP.

Subscribe to RSS - kallzim