Kallëzim i dytë për kryebashkiaken e Sarandës
Kryebashkiakia socialiste e Sarandës, Floriana Koka kallëzohet për herë të dytë penalisht për shkelje dhe parregullsi në punët publike. Pas Kontrollit të Lartë të Shtetit është Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit që e ka paditur bashkë me disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie.
Ata akuzohen per miratimin ne kundershtim me ligjin, te lejes se ndertimit ne favor te firmes “Daedsh.p.k”dhe zgjatjen e afatit te kesaj leje per objektin Kompleks multifunksional ne zonen bregdetare, prane Kanalit te Cukes
Krahas Kokës, IKMT ka bere kallezim edhe per ish-kryetarin e Bashkise Sarande Edmond Gjoka dhe ish-shefin e Urbanistikes Panajot Gunari. Në nëntor të vitit të kaluar Kontrolli i Lartë i Shteti ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre kryebashkiaken e Sarandës Floriana Koka dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, pasi konstatoi një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë të reja. Auditimi i KLSH u bë për periudhën 1 janar 2015 deri në 30 qershor 2016.
Add new comment