Rilindja e Belshit, shkelje dhe tendera të paligjshëm
Kryebashkiaku i Belshit dhe gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë të kësaj bashkie janë kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit për shkelje në projektet e Rilindjes Urbane.
Gjatë auditimit për periudhën 2016 dhe 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se
ata i kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 80 milionë lekësh, ndërsa kanë përdorur në mënyrë të paefektshme 286 milionë lekë duke i shkaktuar një mungesë të ardhurash bashkisë prej 66 milionë lekësh.
Me probleme kanë qenë 10 procedura të prokurimit dhe 4 procedura të zbatimit të punimeve dhe konkretisht “Shtesë kontrate për Projektin Rilindja Belsh (Belsh Qendër-Kryqëzimi Qafeshkallë)”, “Projekti Ansambli Rilindja”,“Ndërtim i Pedonales dhe Korsisë së Biçikletave Liqeni Belsh”, “Sistemim Asfaltim Rruga Belsh-Qafë Shkallë,” ,“Ndërtim, Sistemim Asfaltim Rruga Trojas (Unaza Belsh)”,“Rikualifikimi urban i fasadave të Qëndrës Belsh” – pjesë e të ashtëquajturit program i Rilindjes Urbane.
“Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimin e investimeve etj,” tha KLSH në lajmërimin e vet.
Add new comment