kallezimi
Ish-shefi i shtabit kallëzohet nga M. e Mbrojtjes për abuzime me fondet
Ministria e Mbrojtjes ka kallëzuar ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshi për abuzime me fondet. “Dita” raporton se Gjunkshit i kërkohet të kthejë pas 5 845 euro, të cilat pretendohet se i ka marrë nga buxheti për të paguar udhëtimet e bashkëshortes jashtë shtetit. “...vleres se biletave te udhetimit per jashte shtetit te bashkeshortes se paditesit te paguara padrejtesisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro te marra paradhenie sipas urdhrit te MM nr. 1793.
Qeveria në krizë. Hedh në veprim Nikolla Markun dhe “çështjen Janullatos”
Para disa muajsh, në një intervistë të vetën, Ylli Rakipi, dikur një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Sali Berishës, do të zbulonte diçka për krijesën politike me emrin At Nikolla Marku. “Këtë e zgjodhën ne për t’iu kundërvënë politikave greke. Natyrisht niveli i tij intelektual është jo i plotë...Unë kam qenë një nga iniciatorët e ngritjes së tij...”, tha Rakipi. Pra njeriu që ka mbërthyer një copë tokë në Elbasan dhe përpiqet të bëjë politikë të madhe është një instrument i segmenteve politike shqiptare dhe asgjë më shumë.
Kallëzimi i KLSH, Prokuroria nis verifikimet për Gjiknurin dhe Hickën
Katër ditë pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit, Alma Hicka, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur zyrtarisht verifikimet. Prokuroria regjistroi zyrtarisht kallëzimin e KLSH-së ndaj ministrit të Energjisë dhe Avokates së Shtetit, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 479 milionë eurosh nëpërmjet marrëveshjes me kompaninë CEZ.
Pranohet se me CEZ është çeduar. Por çfarë apo sa?
Akuza për aferën e CEZ-it po përshkallëzohet, por tani në drejtim të përgjegjësisë për mbylljen e marrëdhënieve me kompaninë çeke. Dhe me kallëzimin penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit, po hapen disa të vërteta, që marrin rrugë nga shqetësimi i zyrtarëve socialistë. Për këtë mjafton të shikohet se çfarë thonë dy të kallëzuarit, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokati i Shtetit, Alma Hicka.
Për burg ministri Gjiknuri dhe Avokatja e Shtetit. Kallëzohen nga KLSH për 479 milion euro dëm shtetit nga marrëveshja me CEZ
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar kallëzim penal për ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri si dhe Avokatin e Shtetit Alma Hicka për dëm ekonomik në shumën e 479 milionë eurove. Kjo shifër ka rezultuar pas auditimit të KLSH-së, kryer në Ministrinë e Energjisë për marrëveshjen e Zgjidhjes me Mirëkuptim me CEZ. Thotë ndër të tjera KLSH në raportin e vet: “Çështja kryesore në të dy këto auditime ka qenë, procedurat e ndjekura dhe negociatat që sollën në përgatitjen e marrëveshjes së nënshkruar nga Grupi i Punës i ngritur në bazë të VKM nr.