japonia
SHBA, e gatshme të mbrojë me armë bërthamore aleatët në Azi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të "vendosura" për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe Japoninë, duke mos përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore. Kjo është deklarata e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, pak ditë pas lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut. Në një deklaratë të përbashkët me homologët e tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia, Tilerson dënoi ashpër provat balistike të Koresë së Veriut dhe tha se SHBA mbetet e vendosur për të kontribuar në mbrojtjen e aleatëve të saj.
Japonia në luftë me gripin e shpendëve
Japonia nisi asgjesimin e 210 mijë shpëndëve në përpjekje për të parndaluar një epidemi të re të gripit të shpendëve, pas rasteve të konstatuara në veri të ishullit Hokanito. Ky është asgjesimi i pestë në masë i shpendëve që prej fillimit të dhjetorit. Virusi i gripit H5 është shfaqur në disa ferma të shpendëve në gjithë vendin.
Përveç asgjesimit të shpendëve të prekura, autoritetet kane ndaluar transportin e pula e në vendet ku është shfaqur virusi.
Larg varësisë nga nafta. Pas fondit 2 trilionë $, Arabia Saudite hyn në partneritet të ri me Japoninë
Nafta nuk është e ardhmja. Në funksion të kësaj perspektive, edhe një vend si Arabia Saudite, që është prodhuesi kryesor i naftës, po rishikon të gjitha objektivat. Pak kohë më parë u bë publik fakto se Riadi zyrtar krijoi një fond sovran prej 2 trilionë dollarë për të neutralizuar varësinë ekonomike nga nafta, shoqërua kjo edhe me masa të tjera fiskale.
Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas.
Pas përgjimeve të publikuara nga “WikiLeaks”, Obama i kërkon ndjesë kryeministrin japonez, Shinzo Abe
Sipas Agjensisë së lajmeve AFP, një zëdhënës i qeverisë japoneze njoftoi Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi zyrtarisht ndjesë Japonisë në vijim të informacioneve të publikuara nga WikiLeaks sipas së cilave Washingtoni ka kryer përgjigjime telefonike ndaj zyrtarëve japonezë. Barack Obama zhvilloi sot në mëngjes një bisedë telefonike me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, saktësoi zëdhënësi i Qeverisë, Yoshihide Suga.