SHBA, e gatshme të mbrojë me armë bërthamore aleatët në Azi

Postuar në 16 Shkurt, 2017 22:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të "vendosura" për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe Japoninë, duke mos përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore. Kjo është deklarata e Sekretarit Amerikan të Shtetit,  Rex Tillerson, pak ditë pas lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut. Në një deklaratë të përbashkët me homologët e tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia, Tilerson dënoi ashpër provat balistike të Koresë së Veriut dhe tha se SHBA mbetet e vendosur për të kontribuar në mbrojtjen e aleatëve të saj.

Të tre vendet dolën me një deklaratë ku theksuan se Pheniani duhet të përballet me një "përgjigje edhe më të fortë" nga bashkësia ndërkombëtare pasi ka "shkelur rëndë" rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB. Deklarata dënon edhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut.Koreja e Veriut hodhi poshtë të mërkurën deklaratën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila dënoi testimin e raketave balistike, duke argumentuar se kjo ishte një masë e vetëmbrojtëse e një shteti sovran.

http://www.ethnos.gr/diethni/arthro/ouasigkton_tha_yperaspistoume_tous_s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.