Pas përgjimeve të publikuara nga “WikiLeaks”, Obama i kërkon ndjesë kryeministrin japonez, Shinzo Abe
Sipas Agjensisë së lajmeve AFP, një zëdhënës i qeverisë japoneze njoftoi Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi zyrtarisht ndjesë Japonisë në vijim të informacioneve të publikuara nga WikiLeaks sipas së cilave Washingtoni ka kryer përgjigjime telefonike ndaj zyrtarëve japonezë. Barack Obama zhvilloi sot në mëngjes një bisedë telefonike me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, saktësoi zëdhënësi i Qeverisë, Yoshihide Suga. “Presidenti Obama shprehu keqardhje të thellë pasi kjo çështje ka ngjadhur një debat të madh në Japoni”, deklaroi Suga gjatë një konference të rregullt shtypi, pa konfirmuar akuzat për spiunazh. “Kryeministri Abe i shprehu Obamës se nëse personat e sipërpërmendur ishin bërë objekt i veprimtarive të tilla, ky fakt do të vinte në pikëpyetje marrëdhëniet e mirëbesimit mes dy aleatëve”, vijoi Suga duke shtuar se Abe ishte mjaft i shqetësuar në lidhje me këtë çështje.
Add new comment