Shinzo Abe
Nuk vodhi, iku, e vranë!!!
Ish-kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, Shinzo Abe është qëlluar gjatë një fjalimi elektoral dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Vraësi, Yamagami Tetsuya, 41 vjeçar, ish-pjesëtar i forcave të marinës, ka deklaruar se ishte i pakënaqur me Aben.
Pasi ka shtirë dy herë, Yamagami ka hedhur armën në tokë dhe ka qëndruar pa lëvizur. Për nga dinamika e ngjarjes, duket se autori ka qenë aty me synimin e qartë të vrasjes të cilën e shpjegon vetëm ai.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe njofton dorëheqjen nga detyra
Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka deklaruar se do të dorëhiqet për arsye shëndetësore. Abe ka konfirmuar para gazetarëve se ai po trajton prej disa kohësh kolitin ulçeroz që e detyroi të largohej nga detyra edhe në vitin 2007. Ai ka sqaruar se do të presë derisa partia e tij Liberal Demokratike të zgedhë pasuesin dhe se më pas do të preferonte të qëndronte si deputet i thjeshtë.
Pas përgjimeve të publikuara nga “WikiLeaks”, Obama i kërkon ndjesë kryeministrin japonez, Shinzo Abe
Sipas Agjensisë së lajmeve AFP, një zëdhënës i qeverisë japoneze njoftoi Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi zyrtarisht ndjesë Japonisë në vijim të informacioneve të publikuara nga WikiLeaks sipas së cilave Washingtoni ka kryer përgjigjime telefonike ndaj zyrtarëve japonezë. Barack Obama zhvilloi sot në mëngjes një bisedë telefonike me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, saktësoi zëdhënësi i Qeverisë, Yoshihide Suga.