Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe njofton dorëheqjen nga detyra
Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka deklaruar se do të dorëhiqet për arsye shëndetësore. Abe ka konfirmuar para gazetarëve se ai po trajton prej disa kohësh kolitin ulçeroz që e detyroi të largohej nga detyra edhe në vitin 2007. Ai ka sqaruar se do të presë derisa partia e tij Liberal Demokratike të zgedhë pasuesin dhe se më pas do të preferonte të qëndronte si deputet i thjeshtë.
Mediat raportojnë se vendimi i Abe, një kryeministër jetëgjatë në detyrë në Japoni, ka kapur të papërgatitur njerëzit pranë tij deri edhe kabinetin. Abe konsiderohet figurë qendrore në Japoni dhe ka arritur disa suksese, sidomos në fushën ekonomike, por edhe në politikën e jashtme, në marrëdhëniet me Kinën dhe SHBA. Në media përfliten si pasues të mundshëm të tij, ministri i Financave, Taro Aso, shefin e Kabinetit të Kryeministrit, Yoshihide Suga dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Shigeru Ishiba.
Add new comment