ishp

A duhet konsideruar depistimi masiv me ndihmën e operatorëve privatë?

Postuar në 17 Mars, 2020 18:44

Ju të gjithë e keni keqkuptuar, OBSH-ja thotë të thyejmë zinxhirin e infeksionit, të gjurmojmë dhe të testojmë rastet e dyshuara. E kanë kuptuar gabim pasi unë e kam dëgjuar shumë mirë se çfarë ka thënë OBSH

Kështu ka deklaruar sot në një prononcim mediatik përfaqësuesja e IShP-së, Silva Bino. 
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë në një mesazh të shpërndarë sot për Shqipërinë thekson ndër të tjera se:

Qesharake, ISHP-së i kërkohet të respektojë kërkesat për distancat e sigurisë në konferencë për shtyp

Postuar në 10 Mars, 2020 12:52

Përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik kanë njoftuar se numri i të prekurve nga coronavirusi ka shkuar në 10. Me këshillat e përhershme përfaqësuesit e ISHP-së kanë apeluar për higjenë dhe për ruajtje të qetësisë.

Ndërkohë që gazetarët kanë kërkuar që konferencat për shtyp të bëhen në mjedise më të mëdha, pasi salla aktuale i vendos personat e pranishëm në distanca që bien ndesh me kërkesat e protokollit të sigurisë.  

Ça fati të kemi!

Postuar në 23 Shkurt, 2020 14:19

Pas tërmetit na duhet të mësohemi me frikën e coronavirusit. Mirëpo nëse tërmetin nuk e parashikon kush veç mediave, coronavirusi ka gjithësesi një protokoll trajtimi të miratuar. Të paktën për kufizimin. Çfarë po ndodh? Ajo që ndodh përherë: lesh arapi(që duhet të jetë i cilësisë së parë). Qeveria thotë se kemi marrë të gjitha masat. Se kemi shtretër, kemi pajisje e i kemi të gjitha. Ndërkohë Kina që hyn te shtetet më të zhvilluara deklaroi në një fazë të caktuar mungesën edhe të ilaçeve të caktuara. Dhe po flasim për vetëm 63 mijë të infektuar në një popullsi që kalon 1.2 miliardë.

Një maternitet shtetëror, një institut shëndeti dhe një Komisioner për të Drejtën e Informimit

Postuar në 03 Nëntor, 2019 15:42

Dy muaj më parë, në faqen e Institutit të Shëndetit Publik u publikua një studim, i cili analizonte shkallën e kontaminimit në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Kërkimi shkencor që mban autorësinë e tre ekspertëve të Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive evidenton rrezikun e infeksioneve në repartin e obstetrikës dhe gjinekologjisë. Sallat operatore të maternitetit, inkubatorët dhe maskat e bebeve kanë rezultuar të kontaminuara me mikrobe të E.Coli dhe Stafilokok Aerus.

Raporti i plotë i ISHP-së për maternitetin "M. Geraldinë" që "zhduket" nga faqja online

Postuar në 11 Shtator, 2019 14:41

Në datën 9 shtator, ResPublica publikoi një raport të Institutit të Shëndetit Publik për gjetjet e bëra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Titutlli i shkrimit ishte: Skandali në maternitetin “M. Geraldinë”/Të kontaminuara sallat operatore, inkubatorët dhe maskat e bebeve

Skandali në maternitetin “M. Geraldinë”/Të kontaminuara sallat operatore, inkubatorët dhe maskat e bebeve

Postuar në 09 Shtator, 2019 15:28

Infeksionet spitalore mund të bëhen shkak për sëmundje të rënda dhe në rastin e fëmijëve të sapolindur, alarmi bëhet akoma më i madh. Një raport i Institutit të Shëndetit Publik nxjerr në pah shkallën e ekspozimit ndaj mikroorganizmave që i shkaktojnë këto infeksione. Kërkimi shkencor i publikuar në faqen e ISHP-së është kryer në repartin e obstetrikës dhe gjinekologjisë, ku janë analizuar mjetet dhe zonat me risk të lartë infeksioni. Zonat e analizuara kanë rezultuar me nivel të konsiderueshëm kontaminimi dhe mundësi për infeksione si ai i shkaktuar nga stafilokoku ose E.Coli.

Klori në ujësjellësin e Tiranës, ISHP-ja: “Bëjmë analiza çdo ditë. Çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që janë kancerogjene”

Postuar në 09 Mars, 2016 15:09

Ka disa ditë që mediat italiane të Jugut, po merren me çështjen e furnizimit me klor në ujësjellësaj e zonës së Pulias, ku ka rezultuar se ka substanca që mund të rezultojnë kancerogjene në një përqendrim të caktuar. Kompania që është nën hetim ka qenë pjesë edhe klorizimit të ujit në Tiranë ndaj shqetësimi është transferuar edhe këtu. Mirëpo, shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati thotë për “ABC NEWS”se “nga klori çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që të jenë kancerogjene”.

Pages

Subscribe to RSS - ishp