Interpoli
Urdhër - arresti ndërkombëtar për miliarderen angolase, Isabel dos Santos
Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për miliarderen angolase, Isabel dos Santos. Ajo ka ardhur mesa duket në vëmendje të autoriteteve pas të ashtuquajturit Luanda Leaks, një hetim i publikuar në vitin 2020 nga Konsorciumi i Gazetarëve Investigues.
Irani lëshon urdhër arresti për Donald Trump. Kërkon ndihmë nga Interpoli
Irani ka lëshuar një urdhër arrestimi për presidentin e SHBA, Donald Trump. Me këtë rast Teherani zyrtar ka kërkuar zyrtarisht ndihmën e Interpolit për të mundësuar arrestimin e Trump që kërkohet bashkë me të tjerër si organizator dhe urdhërues i sulmit me dron ku mbeti I vrarë komandanti i forcave Kuds, Kasem Soleimani.
Interpol refuzon kërkesën e Turqisë për gulenistët. Si do ta ndihmojë Shqipëria Ankaranë?
Interpoli ka refuzuar kërkesën e Turqisë për të lëshuar mandate arresti ndërombëtar për pjesëtarët e organiztës FETO.
Heqja e disa terroristëve, përfshirë të ashtuquajturit zyrtarë të YPG që është një degë e organizatës terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, në Siri nga njoftimi i kuq dhe mos lëshimi i një njoftimi të kuq për disa terroristë të FETO-s do të dëmtojë rëndë luftën kundër terrorit në nivel global sikurse qëllimin e themelimit të Interpol
Një denoncim për Ardian Çipën dhe lidhjet e policisë me Arben Frrokun
Sali Berisha, personi që lajmëroi arrestimin në Hollandë të Arben Frrokut, shkon më tej me denoncimet e tij për këtë çështje, duke akuzuar policinë si të implikuar në arratisjen dhe fshehjen e Frrokut. Ish-kryeministri i mëshon fakteve se largimi i Arben Frrokut nga Shqipëria është ndihmuar nga policia me urdhër politik të kryeministrit Rama.
Berisha në një postim në Facebook përmend emra konkretë në radhët e drejtuesve të policisë, që sipas tij refuzuan të dërgojnë të dhënat për Arben Frrokut autoriteteve të Hollandës.