Një denoncim për Ardian Çipën dhe lidhjet e policisë me Arben Frrokun

Postuar në 02 Maj, 2016 21:39

Sali Berisha, personi që lajmëroi arrestimin në Hollandë të Arben Frrokut, shkon më tej me denoncimet e tij për këtë çështje, duke akuzuar policinë si të implikuar në arratisjen dhe fshehjen e Frrokut. Ish-kryeministri i mëshon fakteve se largimi i Arben Frrokut nga Shqipëria është ndihmuar nga policia me urdhër politik të kryeministrit Rama.

Berisha në një postim në Facebook përmend emra konkretë në radhët e drejtuesve të policisë, që sipas tij refuzuan të dërgojnë të dhënat për Arben Frrokut autoriteteve të Hollandës.

"Pas arrestimit te Frrokut me dt 5 mars ne Hollande, Rama urdheroi Ardian Çipen dhe nje ndrikulle ne Interpol Tirana (qe kishte bllokuar dokumentat belge per vrasjen e Mark Frrokut, pra vellait te Arbenit) per te mos i derguar asnje te dhene Interpolit te Hollandes, ne menyre qe te kalonte afati i paraburgimit dhe Frroku te kerkonte, njelloj si shqiptaret e tjere, azil politik nga regjimi i Edi Rames dhe qeveria e tij, nje organizate e vertete kriminale"-shkruan Berisha në facebook. Emri i Ardian Çipës, i përmendur nga ish-kryeministri Berisha për zbatimin e urdhërit politik është nga oficerët e rinj të karrierës në policinë e shtetit, i cili gjatë 3 viteve të qeverisjes socialiste ka njohur ngritje në detyrë, ndonësë pas disa ngjarjeve kriminale u largua nga detyra e drejtorit të policisë së Tiranës me motivacionin e specializimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Comments

Submitted by kafe e hidhur (not verified) on

arben cipa eshte vellai i aleksander cipes.ky ishte miku i ngushte i dritan lamaj.se kush fsheh e genjen ketu nuk meret vesh.fakti qe frroku iku e dikush e ndihmoi dihet.qe u paguan lek njerezve te sales per ta heq komisarin u paguan.qe sajmir tahiri ishte vend e byth me frrokun dihet,.qe frrokun e ben deputet ps edhe kete e morem vesh..ka ndonje enigme tjeter qe ta vem ne puzzle

Submitted by Prof (not verified) on

Po i keputen te gjitha lidhjet dhe fijet e dukshme dhe te padukshme KARABOLLIT te Shqiperise Sali.
Nuk ka c'te thote tjeter.
Zv.drejtorin e SHIK ja hoqen. Edhe nja dy tre kokra te forta ne prokurori i ka akoma. Ne gjykata i ka akoma te forta.
Te shohim si do t'i kete punen me FBI-ne ?
Puna porsa ka filluar.
Mire thote Spartak Ngjela.
Te presim edhe fare pak, fare fare pak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.