Irani lëshon urdhër arresti për Donald Trump. Kërkon ndihmë nga Interpoli
Irani ka lëshuar një urdhër arrestimi për presidentin e SHBA, Donald Trump. Me këtë rast Teherani zyrtar ka kërkuar zyrtarisht ndihmën e Interpolit për të mundësuar arrestimin e Trump që kërkohet bashkë me të tjerër si organizator dhe urdhërues i sulmit me dron ku mbeti I vrarë komandanti i forcave Kuds, Kasem Soleimani.
Media të ndryshme citojnë prokurorin iranian, Ali Alqasimehr të jetë shprehur se Trump së bashku me 30 persona të tjerë janë të përfshirë në sulmet e 3 janarit në Baghdad dhe ata duhet të përballen me akuzat e vrasejs dhe terrorizmit.
Prokurori ka shtuar se Irani do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje edhe pas mbarimit të mandatit të Trump. Ai ka shtuar se Irani ka kërkuar nga Interpol që Trump të kalojë në vijën e kuqe – shënimi i kuq – që përbën nivelin më të lartë për kërkimin e një personi. Formalisht do të jetë ekipi drejtues i Interpolit që do të vendosë nëse do ta shpërndajë këtë informacion për të nisur kërkimin dhe ndalimin e Trump.
Add new comment