Urdhër - arresti ndërkombëtar për miliarderen angolase, Isabel dos Santos

Postuar në 23 Nëntor, 2022 19:44

Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për miliarderen angolase, Isabel dos Santos. Ajo ka ardhur mesa duket në vëmendje të autoriteteve pas të ashtuquajturit Luanda Leaks, një hetim i publikuar në vitin 2020 nga Konsorciumi i Gazetarëve Investigues.

Ajo është vajza e ish-presidentit të vendit, Jose Eduardo dos Santos, i akuzuar si autoritarist. Investigimi nxori në pah metodat e përdorura nga miliarderja në fjalë për të përfituar kontrata fitimprurëse në naftë, diamante, telekomunikacion, banka dhe pasuri të paluajtshme.

Sipas mediave të ndryshme, urdhër arresti ka ardhur pas kërkesës së prokurorëve të Angolas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.