historianet
Apeli i 1 mijë historianëve francezë: Republika është nën kërcënim
Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, e djathta ekstreme është pranë portës së pushtetit në Francë. Si historianë me prejardhje të ndryshme politike që ndajnë një lidhje me vlerat demokratike dhe shtetin e së drejtës, ne nuk mund të heshtim përballë një perspektive alarmante, të cilës kemi ende kapacitetin për t'i rezistuar.
Pavarësisht një ndryshimi sipërfaqësor, Bashkimi Kombëtar (RN) mbetet në thelb pasardhësi dhe trashëgimtari i Frontit Kombëtar, i themeluar në 1972 nga njerëz nostalgjikë për Vichy dhe Algjerinë Franceze.