hiqet

Ikën dhe “Totoja” i Rilindjes

Postuar në 01 Nëntor, 2019 12:00

KQZ vendosi të shpallë përfundimin e parakohshëm të mandatit të Agim Kajmakut, i njohur ndryshe edhe si Jorgo Toto. Pas verifikimit nga Prokuroria rezultoi se kryetari i Bashkisë së Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, nuk kishte përfshirë në formularin e dekriminalizimit arrestimin në Greqi dhe procesin gjyqësor në mungesë ndaj tij për falsifikim parash.

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba tha se pavarësisht se Kajmaku doli i pafajshëm nga Gjykatat greke ai penalizohet nga një vendim i Kuvendit që thotë se fshehja e të dhënave çon në shkarkimin e funksionarit

Hiqet statuja e Aleksandrit të Madh (Video)

Postuar në 01 Mars, 2018 12:10

Statuja e Aleksandrit të Madh e vendosur në sallën pritëse të aeroportit të Shkupit u hoq të mërkurën në mbrëmje. Ku veprim pasoi vendimin e qeverisë së Maqedonisë  për të riemërtuar aeroportin e Shkupit, nga "Aeroporti Aleksandri i Madh" në "International Airport Skopje". Nga ballina u hoqën edhe pjesët metalike që konfiguronin emrin e mëparshëm.

Përditësuar/Heqja e shtetësisë greke, Goro as e pohon as e mohon

Postuar në 20 Qershor, 2017 10:00

Mediat ne gjuhën greke raportojnë se shteti grek miratoi një vendim, sipas të cilit i hiqet shtetësia greke kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro. Sipas "tahydromos.gr" vendimi tashmë është firmosur nga ministri i përkatës, Panos Skourletis dhe pritet të publikohet në Gazetën Qeveritare (GG). Shtetësia greke i ishte dhënë kryebashkiakut të Himarës disa vite më parë për shkak të origjinës greke.

BE heq shërbimin Roaming

Postuar në 14 Qershor, 2017 09:35

Nga 15 Qershori vendet e Bashkimit Evropian do të çlirohen nga shërbimi roaming i telefonisë celulare. Ata që udhëtojnë brenda hapësirës europiane nuk do të paguajnë tarifën roaming për të dërguar mesazhe, bërë thirrje telefonike apo lundruar në internet.Nga e enjtja të gjithë europianët do të paguajnë bazuar në çmimet e brendshme përmes paketave të telefonisë celulare ku ata janë abonentë. Tarifimi i tyre do të bëhet si të ishin brenda kufijve të vendit të tyre.

Armando Prenga jashtë parlamentit, Prokuroria procedim penal për KQZ

Postuar në 16 Shkurt, 2017 12:19

Armando Prenga, votën e të cilit Partia Socialiste e përdori edhe pas problemeve me drejtësinë që e shpalli të pafajshem për plagosjen me armë në komisariatin e Kurbinit, do t'i hiqet mandati i deputetit. Në një dokument të publikuar nga prokuroria e Përgjithshme thuhet se deputeti socialist i Kurbinit, ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe në Shqipëri me gjobë për falsifikim dokumentash. Paralelisht me kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Prenga, Prokuroria ka njoftuar se ka regjistruar procedim penal për shkelje ligjore nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjiknuri i heq konçesionin e kromit "Kurumit" dhe ortakut "Sichuan" (dokumenti)

Postuar në 24 Tetor, 2016 20:42

Veprimtaria e kompanisë turke Kurum në Shqipëri është shoqëruar gjatë gjitjë këtyre viteve me hije të mëdha dyshimi mbi  aktivitetin e saj në Elbasan, blerjen e hidrocentraleve, shkrirjen e skrapit apo nxjerrjen dhe pasurimin e mineraleve. Së fundmi Ministria e Energjisë i ka hequr nga duart koncesionin e minierës së kromit në Kalimash dhe  Vllahna, si dhe dy fabrikave të  pasurimit të kromit në Kalimash dhe Bakrit në Golaj.

Nuk është më deputet

Postuar në 09 Maj, 2016 12:30

Koço Kokëdhima nuk është më deputet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i heqë mandatin duke i dhënë të drejtë ankesës së opozoitës se deputeti kishte papajtueshmeri, pasi kishte përfituar fonde publike. Vendimi është marrë paraditen e së hënës.  Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi të respektonte procedurën kushtetuese. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë.

Subscribe to RSS - hiqet