Hiqet statuja e Aleksandrit të Madh (Video)
Statuja e Aleksandrit të Madh e vendosur në sallën pritëse të aeroportit të Shkupit u hoq të mërkurën në mbrëmje. Ku veprim pasoi vendimin e qeverisë së Maqedonisë për të riemërtuar aeroportin e Shkupit, nga "Aeroporti Aleksandri i Madh" në "International Airport Skopje". Nga ballina u hoqën edhe pjesët metalike që konfiguronin emrin e mëparshëm.
Statuja e Aleksandrit të Madh me lartësi 1.5 metra, u vendos në sallën e mbërritjeve të aeroportit të Shkupit, në vitin 2011 dhe u dhurua nga kompania turke Kompania "TAV", e cila që nga viti 2010 menaxhon aeroportin e kryeqytetit të Maqedonisë.
Aeroporti i Shkupit u quajt "Aeroporti Aleksandri i Madh" në dhjetor 2006, me vendim të atëhershëm qeverisë së Nikolla Gruevskit. Ditët e fundit u hoqën edhe tabelat me emrin "Aleksandri i Maqedonisë" përgjatë rrugës nacionale pas vendimit të qeverisë së Maqedonisë për riemërtimin e autostradës që të çon në kufirin me Greqinë me emrin "Miqësia".
Add new comment