statuja
Çekët heqin nga Praga statujën e marshallit sovjetik Ivan Koniev
Autoritetet çeke kanë vendosur të heqin nga Praga një statujë të marshallit sovjetik Ivan Koniev dhe zëvendësimin e tij me një monument tjetër që i përkujton ngjarjet e luftës së Dytë Botërore në mënyrë më të përgjithshme. Kundërshtitë për këtë temë kanë nisur që në vitin 1989 dhe kanë vazhduar me dekada nisur nga pretendimet e historianëve çekë sipas të cilëve, Koniev u përfshi në ngjarjet e Hungarisë në vitin 1956 dhe në ato të Çekosllovakisë në vitin 1968.
Erdogan provokon edhe si statujë (Video)
Banorët e qytetit të Wiesbaden në Gjermani u befasuan të hënën e kësaj jave , kur panë në sheshin qëndror statujën e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Me një lartësi prej 4 metrash dhe me dorën e djathtë të ngritur, statuja kishte një ngjashmëri të madhe me atë të diktatori irakian Sadam Huseinit, e cila u rrëzua silmbolikisht nga amerikanët kur pushtuan Bagdatin në vitin 2003.
Hiqet statuja e Aleksandrit të Madh (Video)
Statuja e Aleksandrit të Madh e vendosur në sallën pritëse të aeroportit të Shkupit u hoq të mërkurën në mbrëmje. Ku veprim pasoi vendimin e qeverisë së Maqedonisë për të riemërtuar aeroportin e Shkupit, nga "Aeroporti Aleksandri i Madh" në "International Airport Skopje". Nga ballina u hoqën edhe pjesët metalike që konfiguronin emrin e mëparshëm.
Leonardo Di Caprio kthen statujën Oscar
Autoriteret amerikane kanë marrë në dorëzim nga aktori Leonardo Di Caprio statujën “Oscar” të Marlon Brando dhe objekte të tjera më vlerë që posedoheshin prej tij. Ministria e Drejtësisë ndërmori hapa ligjore pas konstatimit se asete në shumën 1.7 miliardë $ janë vjedhur nga një fond investimi në Malajzi.Në këto sende përfshihet edhe një pikturë e Picassos që i është dhënë Leonardo Di Caprios bashkë me të drejtën e dy filmave të Hollivudit.
Fotolajm/Statujë e Beniamin Netanyahut në Tel Aviv
Statuja është vendosur nga një artist anonim që synonte të testonte lirinë e shprehjes në Izrael. Mediat raportojnë se statuja do të hiqet nnga sheshi "Rabin" dhe është hequr pak pasi ishte vendosur aty.
“Spotlight”, Oscar për filmin më të mirë
Leonardo di Caprio fitoi më në fund Oskarin e tij të parë për filmin e mbijetesës “The Revenant”, pas gjashtë kandidimeve. Ai u shpall aktori më i mirë në ceremoninë e 88-të të ndarjes së cmimeve Oskar, por “The Revenant”, megjithëse u kandidua në 12 kategori, mori tre statuja. Filmi më i mirë ishte “Spotlight” që mori statujën e artë, ndërsa fituesi i madh i natës së Oskarve ishte Med Maks Furi Roud, i cili mori gjashtë statuja të arta. Regjisori i “The Revenent” Alehandro Gonsales Injarritu u vlerësua për herë të dytë rradhazi për regjinë më të mirë.
Përjetësisht Mao...
Mao Tse Dong “nuk ndalet” edhe pas vdekjes. Mijëra statujat që nderojnë kujtimin e tij në Kinë, duket se nuk mjaftojnë. Në fshatin Zhushigang të rajonin Tongxu, po ndërtohet një tjetër statujë gjigande, 36,6 m e lartë dhe që thuhet se do jetë e veshur me ar. Monumenti është iniciativë e banorëve. Më poshtë pamjet nga kjo statujë dhe disa statujave të tjera në nderim të Timonierit të Madh.