Leonardo Di Caprio kthen statujën Oscar
Autoriteret amerikane kanë marrë në dorëzim nga aktori Leonardo Di Caprio statujën “Oscar” të Marlon Brando dhe objekte të tjera më vlerë që posedoheshin prej tij. Ministria e Drejtësisë ndërmori hapa ligjore pas konstatimit se asete në shumën 1.7 miliardë $ janë vjedhur nga një fond investimi në Malajzi.Në këto sende përfshihet edhe një pikturë e Picassos që i është dhënë Leonardo Di Caprios bashkë me të drejtën e dy filmave të Hollivudit.
"Nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të bëhen vend i korruptuar, ku njerëzit mund të fshehin pasuritë dhe shpërdojnë paratë që do të përfitonin qytetarët e vendeve të tjera"- tha të premten Kenneth Blanco, asistent prokuror. Leonardo Di Caprio përpiqet të qëndrojë sa më larg të jetë e mundur nga skandali financiar i Fondit të investimit Malaysia Berhad Development. Për këtë arsye, aktori u ktheu hetuesve amerikanë dy dhuratat, një Oscar të Marlon Brando dhe një pikturë të Picassos.
Para gati një viti, Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbuloi se një Fond publik në Malajzi, i themeluar nga kryeministri Najib Razak në vitin 2009 për zhvillimin ekonomik të vendit, ishin plaçkitur. Disa prej shumave të vjedhura kishin shkuar për financaimin e tre filmave të Hollivudit, në mesin e tyre dhe Wolf of Wall Street, prodhimin e të cilit e ka bërë kompania Red Granite me bazë në Los Angeles. Në përgjithësi, humbjet për fondin thuhet se arrijnë në 4.5 miliardë $. Sipas Ministrisë amerikanë ë Drejtësisë, Wolf of Wall Street u vodhën nga ndërmjetësi Fondit, Joe Lowe.
Filma tjera të financuar janë pjesa e dytë e filmit (Dumb dhe Dumber To) një komedi 2014 me Jim Carrey dhe (Home Daddy)në vitin 2015 me Will Ferrell. Të drejtat e këtyre filmave pretendon drejtësia amerikane, pas veprimeve të tij të vitit të kaluar për të marrë edhe të drejtat e Wolf of Wall Street.
Zëdhënësi DiCaprio shpjegoi se klienti i tij ka për qëllim të kthejë të gjitha dhuratat që kanë të bëjnë me këtë rast. Nga hetimet rezulton se kompania e prodhimit Red Granite i kishte dhënë aktorit një Oscar të fituar nga Marlon Brando për ta falënderuar atë për punën e tij në film. Dhëndri i kryeministrit majlajzian, Riza Aziz, është bashkëthemelues i Red Granite Pictures, kompanisë së prodhimit të filmit Wolf of Wall Street, ku protagonist kryesor është Leonardo Di Caprio.
Add new comment