Greenpass
Omicron nxjerr jashtë loje greenpass-in europian?
Varianti i ri i Covid-19 ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen për lëvizjen mes 27 vendeve të Bashkimit Europian. Omicron, akoma më ngjitës se varianti Delta, ka rezultuar edhe më rezistent ndaj vaksinës, çka ngre pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e pasaportës së vaksinimit si kriter për të lëvizur lirshëm brenda BE-së.
Omicron tani po kërcënon të thyejë konsensusin e “brishtë” që kanë arritur vendet anëtare të BE-së, shkruan Politico.eu.
Europianë me "leje kalimi"
Francezët dolën në rrugë dhe sheshe për të katërtën fundjavë radhazi, të organizuar në protesta me të cilat kundërshtojnë vendimin e qeverisë për Green-Pass, leja shëndetësore që është bërë kriter për të hyrë në një kafene ose për të udhëtuar në një tren ndërqytetas. Vendimi hyn në fuqi nga e hëna dhe pak ditë më parë, gjykata më e lartë në Francë e cilësoi atë si "kompromis të balancuar" mes shqetësimeve të shëndetit publik dhe lirisë personale.