Omicron nxjerr jashtë loje greenpass-in europian?

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 17:42

Varianti i ri i Covid-19 ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen për lëvizjen mes 27 vendeve të Bashkimit Europian. Omicron, akoma më ngjitës se varianti Delta, ka rezultuar edhe më rezistent ndaj vaksinës, çka ngre pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e pasaportës së vaksinimit si kriter për të lëvizur lirshëm brenda BE-së.  

Omicron tani po kërcënon të thyejë konsensusin e “brishtë” që kanë arritur vendet anëtare të BE-së, shkruan Politico.eu.

Marrëveshja për të ashtuquajturin greenpass europian parashikon që qytetarëve brenda Unionit t’u lejohet të lëvizin nga një vend në tjetrin për sa kohë që provojnë se janë vaksinuar me dozat e duhura të vaksinave.

Por përhapja e variantit Omicron provoi se me të mund të infektohen edhe të vaksinuarit dhe kjo ka hapur një debat të madh mes zyrtarëve të lartë të vendeve anëtare.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë tashmë se pret tkurrje të numrit të vaksinimeve, ndërsa ministri italian i Shëndetësisë deklaroi se vendi i tij do të kërkojë edhe një test negativ për koronavirusin, krahas pasaportës së vaksinimit. Kjo ngjalli sërish reagimin e ashpër të disa zyrtarëve të BE-së, të cilët e vlerësuan vendimin si “të padëgjuar më parë”.

Portugalia dhe Irlanda tashmë kanë filluar të aplikojnë rregulla të ngjashme, që praktikisht do të thotë se kanë dëmtuar marrëveshjen për certifikatën e gjelbër të BE-së COVID. “Goditjen” e fundit e dha Franca, e cila njoftoi se do të ndalojë hyrjen e turistëve nga Britania e Madhe në vend.

Në këto kushte nuk pritet arritja e një dakordësie. Ndërkohë, sipas një diplomati të BE-së, Franca, Belgjika, Estonia dhe Finlanda po bëjnë presion për një rishikim të shpejtë të rregullave dhe rekomandimeve aktuale të udhëtimit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.