gr
Nuk u kthyem në 97', elektorati gri qëndroi në shtëpi
Partia Demokratike zhvilloi protestën e paralajmëruar me një tubim në Bulavrdin Dëshmorët e Kombit, ku u mblodhëm qytetarë të ardhur më së shumti nga rrethet e vendit. Nga pikëpamja e numrave pritej që protesta të ishte më e madhe se ajo e 18 Skurtit, por përmasat nuk e tejkaluan tubimin e kaluar. Protesta shënoi dy momente, e para nuk vërtetoi alibitë e pushtetit se PD kërkon të na kthejë në '97 përmes nje axhende dhune, kujtojmë ketu ate të 21 Janarit 2011.