gjykata e auditit
Fundi i Kushtetutës së 1998-s, fundi i tranzicionit/ Projekt për shkrirjen e KLSH-së
Këto ditë ka bërë disi zhurmë mosdepozitimi në seancë plenare i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me arsyen se kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eduard Shalsi e ka bllokuar atë. Vetë Shalsi ka deklaruar se i ka drejtuar disa pyetje KLSH-së se pse ka kërkuar shkarkimin e Mimoza Dhëmbit, një funksionare e lartë e Ministrisë së Financave.
Shqipëria 2018, një dyqan ku na kërkohet të jemi thjesht Blerës
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, konfirmon të gjitha kritikat dhe akuzat që janë bërë ndaj qeverisë në vitin që lamë pas. Në përmbledhjen e bërë, DASH flet për korrupsionin, administratën e korruptuar, ndryshimet e shpeshta legjislative dhe për të drejtën e pronës që është e pagarantuar.
Greqia privatizon portin e Selanikut
Porti i Selanikut në Greqi është shitur me vlerën 231.9 milionë euro. Blerësit janë një grup kompanish mes të cilave gazeta greke “Protothema” cilëson Deutsche Invest Equity Partners dhe Ivan Savvidis, pronari I ekipit të futbollit PAOK. Kompania do të ofrojë shumën në fjalë për të blerë 67% të aksioneve të portit në një marrëveshje, vlera e plotë e së cilës është 1.1 miliardë euro. Në këtë marrëveshje parashikohen investimet 180 milionë euro në 7 vitet e ardhshme, ndërkohë që të ardhurat për shtetin grek nga kontrata parashikohen në 170 milionë euro.