Gjoba progresive
Nga taksa progresive te gjoba progresive
Duket se është në filozofinë e kësaj qeverie kategorizimi sipas xhepit. Pas taksës progresive mbi të ardhurat nga pagat, edhe gjobat do të vlerësohen me të njëjtin parim. Paguan më shumë ai që fiton më shumë.
Policia Rrugore ka një projekt të quajtur “Gjoba progresive”, që do të vihet në zbatim gjatë vitit 2016 dhe parashikon masa më të rënda ndëshkuese për mjetet luksoze sesa për automjetet e vogla dhe modeste. Për të njëjtën shkelje rrugore të përsëritur, drejtuesi i një automjeti luksi do të jetë i detyruar të paguajë një gjobë më të lartë sesa ai që ka një makinë të thjeshtë.