Nga taksa progresive te gjoba progresive
Duket se është në filozofinë e kësaj qeverie kategorizimi sipas xhepit. Pas taksës progresive mbi të ardhurat nga pagat, edhe gjobat do të vlerësohen me të njëjtin parim. Paguan më shumë ai që fiton më shumë.
Policia Rrugore ka një projekt të quajtur “Gjoba progresive”, që do të vihet në zbatim gjatë vitit 2016 dhe parashikon masa më të rënda ndëshkuese për mjetet luksoze sesa për automjetet e vogla dhe modeste. Për të njëjtën shkelje rrugore të përsëritur, drejtuesi i një automjeti luksi do të jetë i detyruar të paguajë një gjobë më të lartë sesa ai që ka një makinë të thjeshtë.
Sipas Panoramës ky fakt u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një pritjeje me gazetarët që ai zhvilloi disa ditë më parë, me rastin e festave të fundvitit. Madje, Tahiri e ilustroi me një shembull konkret. “Një ‘Fiat Punto’ nuk mund të ndëshkohet me gjobë, vlera e së cilës të jetë e njëjtë me atë të një mercedesi ‘Regina’, për të njëjtën shkelje.
Pra, do jetë më e lartë për ‘Regina’- n”, tha Tahiri. Kjo sipas tij, për vetë faktin se një person që posedon një makinë të shtrenjtë i ka edhe mundësitë për të riparuar ndonjë defekt, si mosfunksionimi i dritave, ndryshe nga ai që ka në pronësi një makinë që nuk kushton shumë dhe që defektet i ka më të shpeshta.
Sipas shembullit që përmendi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pronari i një mjeti luksoz, që ka kushtuar shumë, ka më shumë mundësi financiare për të mirëmbajtur mjetin, deri në atë fazë sa një problem teknik mund të shkaktojë shkelje të Kodit Rrugor.
Nëse drejtuesi i një mjeti modest, i cili nuk e ka kaluar dot kontrollin teknik, do të marrë një paralajmërim me gjobë këshilluese, drejtuesi i një mjeti luksoz nuk do ta ketë këtë luks.</p>
Madje, edhe gjoba pasardhëse, për të njëjtën shkelje, që vendoset pas asaj me vlerën “0 lekë”, do jetë më e lartë për drejtuesin e makinës së shtrenjtë. Kjo, sipas ministrit Tahiri, përbën atë që quhet “Gjobë progresive” dhe do të aplikohet gjatë vitit që vjen.
Comments
Këta e dinë që ky
Këta e dinë që ky «progresivizëm» në gjoba ose në dënime të tjera është një shkelje e barazisë së shtetasve përpara ligjit, parim i vendosur në
kushtetutë dhe çfarëdolloj norme ligjore që miraton një praktikë të tillë është antikushtetuese ex tunc?!
Kanë këshilltarë juridikë (nga ata që vërtetë kanë dituritë e duhura për të dhënë këshilla) këta njerëz apo “merr nga dhitë edhe vër zabitë”?!
Add new comment