gjermania
Sulmi në Nord Stream 2, Gjermania lëshon mandat arresti për një ukrainas
Një shtetas ukrainas është shpallur në kërkim nga Gjermania për shpërthimin e tubacioneve nënujore të Nord Stream në vitin 2022. Mediat gjermane bëjnë të ditur se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm federal të Gjermanisë ka shpallur në kërkim një burrë të identifikuar si Volodymyr Z.
Gjermania mbyll Qendrën Islamike të Hamburgut
Ministria e Brendshme e Gjermanisë bëri të ditur se ka ndaluar shoqatën e Qendrës Islamike të Hamburgut (IZH) dhe organizatat e saj vartëse, me argumentin se ajo ka prirje radikale islamike.
Autoritetet gjermane bën të ditur se 53 nga ambientet e organizatës në të gjithë vendin janë kontrolluar me urdhër të gjykatës.
Ndër to është edhe xhamia e Hamburgut, një nga xhamitë më të vjetrat në Gjermani dhe degët e saj Frankfurt, Mynih dhe Berlin. Katër xhami shiite janë mbyllur.
Gjermania dhe BE-ja shitën demokracinë serbe për litiumin. Zgjerimi ka vdekur
Gjermania shkëmbeu demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi me një minierë të litiumit. Akuza vjen nga eksperti i njohur i çështjeve ballkanike Florian Bieber, pedagog në universitetin e Graz në Austri.
Kundërpërgjigje Rusisë, raketa amerikane në Gjermani nga viti 2026
Vendimi për të dislokuar raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani nga viti 2026 është një përgjigje ndaj dislokimit të sistemeve raketore taktike Iskander në Rajonin e Kaliningradit të Rusisë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë për Tageblatt, me qendër në Luksemburg, thotë se “ajo që Shtetet e Bashkuara do të bëjnë në Gjermani nga viti 2026 nuk është gjë tjetër veçse një përgjigje ndaj kërcënimit të Rusisë të përfaqësuar nga dislokimi i raketave Iskander në Kaliningrad".
Mediat publikojnë detaje të planit operativ: Gjermania, korridor për 800 mijë trupa të NATO-s
Ministria gjermane e Mbrojtjes ka hartuar plane emergjence për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, kanë raportuar Der Spiegel dhe Bild. Dokumenti thuhet se parashikon që Gjermania të shërbejë si shtet tranzit për trupat e NATO-s, ndërsa popullata dhe shërbimet civile mund të asistojnë personelin ushtarak të huaj.
Muajin e kaluar, qeveria gjermane përditësoi zyrtarisht udhëzimet e saj të kohës së luftës për herë të parë që nga viti 1989, të cilat tani përfshijnë masa të tilla si rekrutimi i detyrueshëm dhe detyrimi i prodhuesve për të prodhuar mallra lufte.
Edhe Gjermania tërhiqet nga Nigeri
Ushtria gjermane do të mbyllë misionin në bazën e saj ajrore në Niger. Tërheqja do të përfundojë më 31 gusht pas prishjes së bisedimeve me juntën në pushtet të vendit Sahel, bëri të ditur Ministria gjermane e Mbrojtjes.
“Të gjithë ushtarët e Bundeswehr-it të vendosur në bazë do të tërhiqen deri më 31 gusht dhe bashkëpunimi ushtarak gjerman me Nigerin do t'i jepet fund”, saktësohet në deklaratën zyrtare.
400 mijë gjemanë braktisin Kishën Katolike
Në Gjermani, kisha katolike po braktiset me ritme të shpejta. Rreth 400 mijë katolikë janë larguar prej saj gjatë vitit 2023, sipas CNA Deutsch, partneri i lajmeve në gjuhën gjermane të CNA.
Kjo ka vënë në alarm Vatikanin, i cili vetëm një ditë pas publikimit të këtij lajmi, thirri përfaqësuesit e Rrugës Sinodale Gjermane për të diskutuar mbi planet për një këshill të përhershëm sinodal.
Edhe Gjermania mbështet sulmet e Ukrainës në brendësi të Rusisë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mbështeti sulmet e Ukrainës në brendësi të Rusisë, pavarësisht shqetësimeve të tij të mëparshme për përshkallëzimin e tensioneve me Moskën.
Gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron, Scholz tha se "nëse Ukraina sulmohet, ajo mund të mbrohet" sipas ligjit ndërkombëtar.
Ai shtoi se nuk kishte kundërshtime ligjore ndaj Macron, i cili argumentoi se Perëndimi “duhet të lejojë Kievin të neutralizojë vendet ushtarake… nga ku… sulmohet Ukraina”.
Gjermania: Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar
Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, thotë se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar duke vazhduar ofensivën e tij kundër Rafah. Habeck është politikani i parë gjerman i nivelit të lartë që mban publikisht një qëndrim kaq të fortë ndaj ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.
Pakënaqësi ndaj Gjermanisë për raketat Taurus
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kritikoi ashpër kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili ka refuzuar t’i dërgojë Kievit raketat Taurus të prodhimit gjerman. Zelenskyy sugjeroi se ngurrimi i Scholz tregon se ai dëshiron t’i mbajë armët për të mbrojtur Berlinin kundër një kërcënimi nga Rusia.
“Me sa kuptoj unë, kancelari beson se, duke qenë se është përfaqësues i një shteti jo bërthamor, kjo është arma e vetme që ka Gjermania, është më e fuqishmja”, tha Zelenskyy në një intervistë me Axel Springer, kompania mëmë e POLITICO.