Gjermania mbyll Qendrën Islamike të Hamburgut
Ministria e Brendshme e Gjermanisë bëri të ditur se ka ndaluar shoqatën e Qendrës Islamike të Hamburgut (IZH) dhe organizatat e saj vartëse, me argumentin se ajo ka prirje radikale islamike.
Autoritetet gjermane bën të ditur se 53 nga ambientet e organizatës në të gjithë vendin janë kontrolluar me urdhër të gjykatës.
Ndër to është edhe xhamia e Hamburgut, një nga xhamitë më të vjetrat në Gjermani dhe degët e saj Frankfurt, Mynih dhe Berlin. Katër xhami shiite janë mbyllur.
Një kontroll i mëparshëm, i kryer në nëntor në 55 prona të IZH dhe dëshmitë e mbledhura kanë shërbyer si bazë për operacionin e kryer sot nga autoritetet gjermane.
"Ideologjia islamiste është kundër dinjitetit njerëzor. Sot, ne ndaluam aktivitetet e Islamisches Zentrum Hamburg, e cila promovon një ideologji islamike-ekstremiste, totalitare në Gjermani," tha ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.
Kjo ideologji islamike është kundër dinjitetit njerëzor, të drejtave të grave, një gjyqësori të pavarur dhe qeverisë sonë demokratike. Megjithatë, ky ndalim absolutisht nuk vlen për praktikën paqësore të fesë shiite.
Sipas autoriteteve gjermane, IZH ka vepruar si përfaqësuese direkte e Udhëheqësit Suprem të Iranit dhe është përpjekur të fustë në Gjermani revolucionin islamik.
Përveç kësaj, IZH promovon antisemitizmin dhe grupin terrorist Hezbollahut të mbështetur nga Irani, i cili gjithashtu është i ndaluar.
Add new comment