Gjermani

Sikur vetëm për të blerë naftë t’i linin shqiptarët në Gjermani!!!

Postuar në 15 Gusht, 2015 23:56

Nafta bie kudo, vetëm në Shqipëri çmimi i saj rritet. “Nisma #Thurje”, bën publik një fotografi të një qytetari që provon se në Gjermani nafta shitet më pak se në Shqipëri. “Kryeministri le te vazhdoje te beje sikur s'degjon e s'sheh. Ne do te vazhdojme si zile ne vesh. Dhe do t'i shkojme dhe poshte dritares se zyres nese vazhdon te mos degjoje. Ne Gjermani na njofton A.T. qe cmimi sot eshte ulur ne 152 Lek/Liter (1.09 Euro).Ndersa ne Shqiperi... vazhdojme me konkursin e Miss Albania”, thuhet në postim.

Pse nuk interesohet shteti shqiptar për azilkërkuesit, kur edhe në Gjermani ka solidaritet?

Postuar në 13 Gusht, 2015 13:58

“Mapo” sjell në vëmendje një rast interesant që lidhet me azilkërkuesit shqiptarë. “Mëngjesin e të enjtes, një azilkërkues telefonoi në një emision të njohur televiziv në Shqipëri. Bëri një pyetje, që për moderatorin ngjau shumë naive. “Pse nuk kujdeset qeveria shqiptare për ne që jemi azilkërkues në Gjermani dhe që po na trajtojnë keq”. Moderatori shqiptar iu përgjigj ashpër se Gjermania ka rregullat e saj dhe ato duhen zbatuar. I ndjerë në faj, azilkërkuesi u largua”, shkruan gazeta në fjalë.

Lajm punësimi/ Greqia punëson 600 barinj

Postuar në 12 Gusht, 2015 23:34

Në kulmin e debatit për azilkërkuesit shqiptarë që po tentojnë të gjejnë mundësi punësimi në Europë dhe refuzimit që po hasin nga vende si Gjermania apo Belgjika, Greqia hap dyert për 600 barinj nga Shqipëria, të cilët do të pajisen me leje të rregullt punësimi dhe nuk do të kenë asnjë kokëçarje nga policia. Vendimi erdhi pas krizës që po kalon sektori i blegtorisë kryesisht në zonën e Epirit, ku ka një mungesë të theksuar barinjsh. Kërkesat e grekëve që zotërojnë bagëti në zonën e Epirit janë për barinj nga Shqipëria, pasi sipas tyre e njohin mirë zanatin dhe janë afër vendit të tyre.

Rekord azilkërkuesish në Gjermani për korrikun

Postuar në 10 Gusht, 2015 18:04

Nuk ka të ndalur dyndja e azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve si shqiptare ashtu dhe ato gjermane. E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se për muajin korrik, numri i shqiptarëve  që kërkuan azil në Gjermani arriti në 7 mijë.

Avokatja e Londrës, korrupsioni i EULEX-it, qeveritarët e Prishtinës dhe… azilkërkuesit

Postuar në 03 Gusht, 2015 12:35

The Guardian e Londrës është marrë me rastin që misioni më i madh i huaj i Bashkimit Evropian, EULEX, përpiqet me çdo kusht ta mbyllë. Qeverisja europiane e Kosovës është akuzuar për përdorimin e çdo fuqie në përpjekje për të heshtur një denoncuese që pretendon se ka prova të korrupsionit në këtë mision. Denoncuesja është juristja Maria Bamieh, ish punonjëse që pretendon se është detyruar të largohet nga puna për shkak se kishte prova për korrupsionin që përfshinin zyrtarët e lartë të këtij stafi.

Merkel e pathyeshme, fiton shumicë absolute nëse zgjedhjet do të mbaheshin javës tjetër

Postuar në 02 Gusht, 2015 15:33

Nëse në Gjermani, zgjedhjet do të mbaheshin javën tjetër, kancelarja Angela Merkel, do të fitonte shumicë absolute. Kështu referon agjencia “Reuters” një sondazh të realizuar një ditë pasi revista “Spiegel” publikoi lajmin se Merkel ka ndërmend të garojë për një mandat të katërt. Arsyet e kësaj mbështetjeje gjenden tek sjellja e kancelares gjatë krizës greke, ku ajo provoi veten të ishte një politikane “ku mund të mbështetesh në situata të vështira”.

Pages

Subscribe to RSS - Gjermani