gazetaret
Vazhdon seriali i suksesshëm “Si të bëhesh milioner”. Gazetarët e A1 Report në protestë për rrogat
Fotolajm/Në protestë për rrogat
Gazetarët e A1Report kanë dalë në protestë për shkak të mospagesës. Fotot i sjell Lapsi.al. Nuk është rasti i parë. Ironia nuk mungon: Unioni i gazetarëve nuk ka një reagim, që jo se vlen ndonjë gjë, por ka si postim të fundit një shkrim me titull: Na duhet gazetaria konstruktive
Nuk janë gazetarët që po e shthurin këtë botë
Një shqiptar i latuar me banim në Amerikë, në një bisedë të rastit këto ditë, më bëri këtë pyetje: "Është Shqipëria që po shthuret e po na ikën duarsh, apo është media që na e sjell të tillë para syve"? Dhe me “Shqipëri të shthurur e të ikur duarsh” kish parasysh atë Shqipëri që ai e sheh të shumtën e kohës në gazeta e televizione, d.m.th Shqipërinë e sunduar nga tollovia, korrupsioni, padrejtësia, mjerimi, dhuna, vrasjet, etj., etj., e që, kur e sheh me sytë e vet, nuk është në gjendje të dallojë se ku media e tepron, nëse e tepron.
Video/Dy gazetarët e qëlluar në ShBA u ekzekutuan nga një koleg i tyre(+18)
Autori i vrasjes së dy gazetarëve sot në ShBA është me gjasë një koleg i tyre. Ai është Vester Lee Flanagan, 41 vjeç dhe siç raportohet ka postuar vetë videon e momentit të ekzekutimit të Alison Parker dhe Adam Ward. Flanagan thotë se koegia e tij kishte bërë komente raciste dhe është vetëvrarë gjatë rrethimit nga policia. Momentet e ekzekutimit janë vërtet të rënda.
Media në mllefin e politikës
A doni t’í numërojmë kusuret e gazetarëve dhe të medias në përgjithësi? Gjen sa të duash, nuk është nevoja për shifra besoj. Megjithatë motoja: “të gjithë e duan median, të gjithë e shajnë median”, i zotëron të gjithë, njerëzit publik dhe ata fare anonim. E kështu do të vazhdojë ngaherë, përderisa vetë misioni i saj është të lajmërojë e të jetë në opozitë të përhershme. Por media më Shqipëri ka dhe një specifikë më të përparuar se shumë vende të tjera të Europës, gjithmonë merr një faturë nga politika, sidomos në raste krizash apo kur punët ecin ibret.
Reagon televizioni Agon Channel: Vetëm gazetarët që kanë 10 mijë euro me vete duhet t’i deklarojnë
Duket se po kthehet në betejë direkte mes Agon Channel dhe kryeministrit. Kështu pas lajmit për bllokimin në kufi të gazetarëve të medias në fjalë, edicioni i lajmeve në ACH, ka denoncuar si abuziv këtë urdhër që nuk mohohet nga qeveria. "Në shkelje të hapur të ligjeve shqiptare, kreu i qeverisë ka urdhëruar të gjitha pikat kufitare: tokësore, detare apo ajrore të ushtrojnë kontroll të imtësishëm për çdo punonjës të Agon Set, sipas listës shumë emërore të shpërndarë në këto pika", deklaron ACH.
Urdhër kontrolli në kufi për gazetarët e Agon Channel?!
"Lapsi.al” shkruan se në pikat kufitare të Shqipërisë, është përcjellë një urdhër gojor bashkë me një listë personash, punonjës të gjithë “Agon Channel”, të cilët duhet t’i nënshtrohen një komtrolli të imtësishëm. Portali në fjalë nuk sjell referenca zyrtare, por referon burime që e konfirmojnë këtë gjë. “Një listë me rreth 200 emra, të gjithë punonjës të Agon Channel i është shpërndarë pikave të kalimit kufitar në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me një urdhër gojor për të kontrolluar imtësisht secilin prej tyre në hyrje- daljet e mundshme nga vendi.