Urdhër kontrolli në kufi për gazetarët e Agon Channel?!
"Lapsi.al” shkruan se në pikat kufitare të Shqipërisë, është përcjellë një urdhër gojor bashkë me një listë personash, punonjës të gjithë “Agon Channel”, të cilët duhet t’i nënshtrohen një komtrolli të imtësishëm. Portali në fjalë nuk sjell referenca zyrtare, por referon burime që e konfirmojnë këtë gjë. “Një listë me rreth 200 emra, të gjithë punonjës të Agon Channel i është shpërndarë pikave të kalimit kufitar në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me një urdhër gojor për të kontrolluar imtësisht secilin prej tyre në hyrje- daljet e mundshme nga vendi. Ndonëse mbi punonjësit e Agon Channel nuk ka ndonjë akuzë apo hetim, ata do t'i nënshtrohen një kontrolli selektiv, që përbën sheklje të lirive dhe të drejtave të tyre. Sipas burimeve nga policia, ky urdhër gojor për kontroll ka të bëjë me faktin se mos ndonjë nga punonjësit e italianit Françesko Beketi, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, mund të kalojë dorazi para në kufi. Siç dihet prej gati katër muajsh, gazetarët e Agon nuk kanë marrë pagat e tyre.
Në listën e shpërndarë mësohet se ndodhen emrat e të gjithë punonjësve të Beketit, duke nisur që nga Fatos Lubonja, Andi Bejtja, Sonila Meço, Adi Krasta, Afrim Krasniqi, Saimir Kodra, Genti Zenelaj dhe emra të tjetër të njohur që punojnë në këtë media”, shkruan “Lapsi”. Informacioni kërkon sqarime të mëtejshme, por gjithsesi edhe një deklaratë e Ministrisë së Brendshme do të kishte vlerë.
Comments
Surrelasit votojne te lumtur
Ta merr mendja, qe ky Vendim do te merrej.
Shoku Enver i qethte flokegjatet dhe kaubojsit e huaj qe naivisht shkelnin ne Rinas, ose vendasit qe kishin lidhje hipotetike me te huajte. Po prisni prisni, agonia e Agon Channel vetem sa ka filluar. Do verifikohen te tere ata qe kane dhene intervista te Agon apo qe kane nenshkruar kontrate me Sonila Mecen!
Kufiri eshte i shenjte, dhe si i tille ka rilindurata : Kur kaloi Frroku, ai qe edhe PS kur ishte ne opozite, pra edhe Rama e Sajmiri, e akuzuan si vrases te lidhur me kupolen e Sali Berishes, kufiri u bukos, TIMS u shurdhua dhe u verbua, sa te kalonte Frroku, aleati i Te Gjithe Prolefunderinave Bashkohuni, kur u rregullua TIMS Frrokun e kishin ndaluar kroatet...
Patriotet e Tanja Fajon si europian progresiste qe jane, provuan te pyesnin shembellaret e tyre ne Tirane: A jane te verteta ato qe kemi degjuar per keta Market, apo jane per fushate elektorale te se shkuares, si akuzat e ndersjellta Meta-Rama?!
Marku iku, diten e zgjedhjeve, beri zgjidhjen e tij, por ta merr mendja qe Agonasit e Fjales se Lire, pavarsisht absurdit te Samuel Beketit, duhen kontrolluar. Jo per para (se kahja e parave duhet te ishte e kunderta: Becketi duhet te fus para ne Shqiperi, se u duhet dhene paga gazetareve, per keto kater muaj), por se mos ata kalojne pjese te ambalazhuara te aparateve te Agon Channel, qe jane konfiskuar me ligj te qeverise nderkombetare te Edi Rames.
Pergatitja e kesaj liste me
Pergatitja e kesaj liste me nxitim dhe urdher nga lart dhe dalja e Becchettit sot faqe botes
ne Londer , tregon qe ne pak dite do merret vesh qe e ka fituar gjyqin e arbitrazhit ne Washington.
Add new comment