Gabriel
Gabriel: Me zgjedhjet gjermane është në lojë uniteti i Europës
Ish-zv.kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel thotë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se me zgjedhjet e afërta gjermane në lojë është uniteti i Europës. Një unitet që nuk vendos përballë Lindjen me Perëndimin vetëm.
BE, grup ekspertësh për lajmet e rreme/Drejt një legjislacioni të ri europian
Bashkimi Europian do të trajtojë çështjen e lajmeve të rreme në nivel politik. Komisionerja e re për Dixhitalizimin Mariya Gabriel deklaroi se ajo do të krijojë një grup ekspertësh për të vlerësuar në kohë publikimin e lajmeve të rreme nga platformat online. Komisionerja do t’i kushtojë 3 muaj konsultime publike kësaj teme duke kërkuar mendime dhe sugjerime mbi çështje konkrete të cilat mandej mund të shërbejnë edhe për integrimin e tyre në ndryshime legjislative. Këto të fundit nuk prashikohen të prezantohen së shpejti.
Letër e hapur e Sigmar Gabriel për turqit e Gjermanisë
Në një letër të hapur në gjuhën gjermane dhe turke, botuar në gazetën Bild, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, siguroi tre milionë turq që jetojnë në Gjermani se ndryshimi në politikën gjermane ndaj Ankarasë nuk është kundër tyre: "Ju na përkisni ne”, thotë Gabriel, "keni ose apo jo një pasaportë gjermane. "
Anëtarësimi i Ballkanit në BE do të zgjasë. Duhet mbajtur një portë hapur
Ministri i Jashtëm gjerman, Siegmar Gabriel, ka dhënë një intervistë të shkurtër për Deutsche Welle pas vizitës në Beograd dhe në Prishtinë. Ai prite të mbërrijë edhe në Tiranë në një tur që konfirmon vëmendjen mbi rajonin tonë që aspiron anëtarësimin në BE.
Zoti ministër Ju brenda 24 orëve vizituat dy vende të Ballkanit Perëndimor, të cilëve u thatë, se kanë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt BE-së. Por a është BE-ja pas Brexit vërtetë e aftë të pranojë vende të tilla të pastabilizaura?
Deri në Berlin për një autokonfirmim si lider i reformave dhe paqes në rajon
Kryeministri ishte deri në Berlin ku u takua me ministrin e Jashtëm, Sigmar Gabriel në konferencën me të cilin u dhanë dy mesazhe. Njëri, nga shefi i diplomacisë gjermane, për të kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe njëri nga kryeministri shqiptar, i cili atashoi veten me Bashkimin Europian për çështjen e reformës në drejtësi.
Kritikë e drejtpërdrejtë e Gjermanisë ndaj vendimeve të presidentit maqedonas Ivanov
Gjermania, një vend që ka angazhim të posaçëm për stabilitetin e Maqedonisë, ka kritikuar vendimin e presidentit të këtij vendi, George Ivanov, për të refuzuar mandatimin e Zoran Zaev.
“Acarimi i gjendjes në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është shumë shqetësues. Tendosjet e brendshme politike po cënojnë që ta largojnë edhe më shumë këtë vend nga rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel gjatë një vizite në Ukrainë, raporton "Deutsche Welle".
Reagimi i parë “zhgënjyes” për fjalimin e Trump
Gjermania do të duhet të ndjekë një strategji të re ekonomike, të orientuar nga Azia, në rast se qeveria e re amerikane e Donald Trump do të fillojë një luftë tregtare me Kinën. Pak orë pas betimit të Donald Trump zv/kancelari gjerman Sigmar Gabriel deklaroi se pritet një periudhë e vështirë në marrëdhëniet ndërkombëtare