Reagimi i parë “zhgënjyes” për fjalimin e Trump
Gjermania do të duhet të ndjekë një strategji të re ekonomike, të orientuar nga Azia, në rast se qeveria e re amerikane e Donald Trump do të fillojë një luftë tregtare me Kinën. Pak orë pas betimit të Donald Trump zv/kancelari gjerman Sigmar Gabriel deklaroi se pritet një periudhë e vështirë në marrëdhëniet ndërkombëtare
"Ajo që dëgjuam sot ishin tone të larta nacionaliste", tha Gabriel gjatë intervistës me televizionin publik gjerman ZDF, në reagimin e parë të qeverisë zyrtare në Gjermani për fjalimin e Trump menjëherë pas inaugurimit të tij. "Unë mendoj se ne duhet të përgatitetmi për një periudhë të vështirë", shtoi ai.
Ai tha se Trump ishte "mjaft serioz" në këtë fjalim, që do të thotë se ai do të zbatojë angazhimet e tij në fushën e tregtisë dhe çështjeve të tjera. Evropa dhe Gjermania duhet të bashkohen në mënyrë që të "mbrojmë interesat tona," tha lideri i socialdemokratëve (SPD).
SHBA është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, por Trump ka deklaruar se qeveria e tij do të vendosë taksë 35% për makinat që industria gjermane BMW planifikon të prodhojë në një fabrikë të re në Meksikë për t’i eksportuar në tregun amerikan.
Add new comment