Anëtarësimi i Ballkanit në BE do të zgjasë. Duhet mbajtur një portë hapur
Ministri i Jashtëm gjerman, Siegmar Gabriel, ka dhënë një intervistë të shkurtër për Deutsche Welle pas vizitës në Beograd dhe në Prishtinë. Ai prite të mbërrijë edhe në Tiranë në një tur që konfirmon vëmendjen mbi rajonin tonë që aspiron anëtarësimin në BE.
Zoti ministër Ju brenda 24 orëve vizituat dy vende të Ballkanit Perëndimor, të cilëve u thatë, se kanë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt BE-së. Por a është BE-ja pas Brexit vërtetë e aftë të pranojë vende të tilla të pastabilizaura?
Nuk është vetëm pozicioni ynë gjerman, por është një qendrim i mbarë BE-së, që e ka të qartë, se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga reformimi i këtyre vendeve dhe që ato të kenë një perspektivë për t'u bërë anëtarë të BE-së. Që kjo nuk është e mundur menjëherë dhe kërkon relativisht kohë të gjatë, këtë e dinë të gjithë njerëzit këtu, këtë e dimë edhe ne. Por vetëm kjo perspketivë bën që emocionet e vjetra të vështira nacionale, që kanë çuar deri tek dhuna, të mbahen nën kontroll dhe që të ketë procese paqeje dhe zhvillimi. Ndaj ne duhet ta mbajmë të hapur portën për në BE. E këtë e kanë të qartë edhe europianë të tjerë, sepse në rast të kundërt këtu sërish mund të kemi një vatër zjarri në kufi të Europës.
Ju thatë, që jo vetëm Ju, por edhe ministrat e tjerë të jashtëm të vendeve të BE-së tani duan të kujdesen më fort për Ballkanin Perëndimor. Çfarë është menduar konkretisht në këtë drejtim? A është menduar për projekte të caktuara?
Në mbeldhjen e fundit të këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së ne kemi biseduar për Ballkanin Perëndimor dhe për nevojën e rritjes së frekuencës së vizitave të kolegëve të ndryshëm atje, siç ishte së fundi edhe vizita e së ngarkuarës për Politikën e Jashtme, Mogherini. Bindja ime është, që kur ne e dimë, se anëtarësimi në BE do të zgjasë edhe shumë, duhet që në këtë periudhë BE-ja të ndihmojë për përmirësimin e jetës këtu. Pra ne me shtetet e rajonit këtu duhet të mbështesim projekte infrastrukture. Sepse nuk shkon, që këtu mendohet prej vitesh për ndërtim autorstradash të vogla, por në fakt ndërtohen vetëm pak kilometra, çka nuk është e mjaftueshme. Ka shumë gjëra që mund të bëhen dhe që nuk kanë të bëjnë me antarësimin në BE, por që ato në fakt ua përmirësojnë jetën njerëzve.
Add new comment