BE, grup ekspertësh për lajmet e rreme/Drejt një legjislacioni të ri europian

Postuar në 31 Gusht, 2017 11:20

Bashkimi Europian do të trajtojë çështjen e lajmeve të rreme në nivel politik. Komisionerja e re për Dixhitalizimin Mariya Gabriel deklaroi se ajo do të krijojë një grup ekspertësh për të vlerësuar në kohë publikimin e lajmeve të rreme nga platformat online. Komisionerja do t’i kushtojë 3 muaj konsultime publike kësaj teme duke kërkuar mendime dhe sugjerime mbi çështje konkrete të cilat mandej mund të shërbejnë edhe për integrimin e tyre në ndryshime legjislative. Këto të fundit nuk prashikohen të prezantohen së shpejti. 

Vëmendja për momentin është përqendruar te Facebook dhe Twitter, të cilave u kërkohet të monitorojnë postimet e përdoruesve, por është e qartë se qasja shikon nga platformat online në përgjithësi. Ky është një problem që erdhi në vëmendje të politikës europaine sidomos pas ngjarjeve në Ukrainë duke dëshmuar brishtësinë e sistemit politik aktual. 

Po mendohen masa ligjore, Komisioni Europian pritet të njoftojë muajin tjetër masa përmes të cilave do të vihen kushte ndaj firmave për të hequr përmbajtjen e paligjshme ndërkohë që ideja kryesore është që rregullat të jenë unike në të gjithë bllokun për të shmangur ekzagjerimet. Gabriel ka folur për një qasje europiane dhe ndaj saj në këtë drejtim është bërë edhe një thirrje nga presidenti i Komisionit Europian, Juncker, sipas të cilit platformat online paraqesin sfida për demokracinë europiane.
http://www.euractiv.com/section/digital/news/gabriel-to-start-eu-expert-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.