Kritikë e drejtpërdrejtë e Gjermanisë ndaj vendimeve të presidentit maqedonas Ivanov

Postuar në 04 Mars, 2017 14:24

Gjermania, një vend që ka angazhim të posaçëm për stabilitetin e Maqedonisë, ka kritikuar vendimin e presidentit të këtij vendi, George Ivanov, për të refuzuar mandatimin e Zoran Zaev.

Acarimi i gjendjes në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është shumë shqetësues. Tendosjet e brendshme politike po cënojnë që ta largojnë edhe më shumë këtë vend nga rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel gjatë një vizite në Ukrainë, raporton "Deutsche Welle". 

Sipas tij, vendimi i Ivanov është "në kundërshtim me parimet dhe vlerat evropiane, të cilave duhet t'u përmbahet edhe ky vend”.

Presidenti Ivanov duhet t'a rimendojë vendimin dhe ta korrigjojë atë në interes të popullit të vendit të tij", theksoi Gabriel.

http://www.dw.com/sq/gjermania-krition-presidentin-maqedonas-ivanov/a-37...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Z. Gabriel eshte Minister i Jashtem. President eshte z. Steinmeier.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.