fushatë
Drejt gjyqit
Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi aktakuzën ndaj ish-Presidentit të Republikës, Nicolas Sarkozy për "financimit të paligjshëm" të fushatës së tij në vitin 2012.
Hetimet zbuluan fatura fiktive të lëshuara për të fshehur tejkalimin me 18.5 milionë euro të pragut të lejuar prej 22.5 mln euro për shpenzime elektorale. Kompania e marrëdhënieve publike “Bygmalion” faturoi me 18.5 milionë euro qendrën e djathtë të drejtuar nga Sarkozy, duke pranuar parregullsitë. Megjithatë ka mohuartë ketë qenë e vetëdijshme për shpenzimet e padeklaruara.
Garniturë diplomatike me sallatën e pronave
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka nisur një fushatë takimesh me qytetarët për të dëgjuar siç tha shqetësimet e tyre në lidhje me çështjet e pronësisë.
“Prona private është e drejtë themelore e njeriut dhe për ne si BE është e panegociueshme. Gjatë 27 viteve të fundit, edhe më parë ka pasur një kaos që është shkaktuar për çështjen e pronësisë. Pas reformës në drejtësi, kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët”-deklaroi zonja ambasadore në krah të ministres së Drejtësisë gjatë një takimi në Vlorë.
Berisha fushatë kundër ministrave teknikë të PD-së ose bashkëqeverisjes
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sekretarin e Përgjithshëm të Mistrisë së Arsimit, Plarent Ndreca se ka urdhëruar fshihen e serverave në ministri pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria për zyrtarin e MAS, i cili është kallëzuar penalisht nga Ministrja e Arsimit. Denoncimi i Berishës bazohet në një mesazh që pretendohet se është dërguar nga një punonjës i Ministrisë së Arsimit. Në të denoncohet edhe mosveprimi i policisë për të ndaluar Ndrecën të kryejë veprime a kundërshtim me ligjin.
Tjetër goditje për LSI-në
Task-Forca e ngritur nga qeveria ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi zyrtar i emëruar në këtë detyrë nga Levizja Socialiste për Integrim.
Administrata në fushatë vetëm sipas urdhërit të kryeministrit
Pas shkarkimeve të disa nëpunësve civile nga ministrat teknikë me argumentin se kanë marrë pjesë në fushatë Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu kërkoi nga administrata t’i referohet urdhërit të kryeministrit për sjelljen në fushatë. Sipas saj çdo nëpunës civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, për sa kohë, kjo bëhet vetëm jashtë orarit zyrtar dhe pa u bërë protagonist në këto veprimtari.
Censura e medias për fushatë, akt i paprecedentë në Shqipërinë e viteve të fundit
Partia Socialiste ka propozuar një masë ekstreme në Kodin Zgjedhor përmes të së cilës kërkon të krijojë një sistem regjistrimi dhe monitorimi të portaleve, një propozim që një ekspert me të cilin foli BIRN e konsideroi shqetësues dhe konfuz. Deputeti Taulant Balla propozoi ndryshimin në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe propozimi i tij kërcënon portalet me mbyllje në rast se “angazhohen në propagandë zgjedhore”.
Sipas një drafti që Balla i dha BIRN, propozimi thotë:
Qeveria në fushatë për të mbrojtur "zullumin" e mbetjeve, Rama monolog me shoqatën e ricikluesve në sallën e hartave
Në një përpjkeje për të bindur opinionin publik se Ligji për Importin e mbetjeve ka mbrapa një vullnet pozitiv të qeverisë për të ndihmuar biznesin e riciklimit qeveria ka nisur një fushatë mediatike për të sqaruar predispozitën e saj dhe përfitimet qe vendi do të ketë nga ky ligj.
Deputeti Ndocaj: Hodha gjysmë miliardi lekë për fushatë
Një ditë para se të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti më i ri, Eduart Ndocaj deklaron se ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro në fushatën elektorale të vitit 2013 për Partinë Socialiste. Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, Ndocaj thotë se ftesën e ka marrë nga Kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar i opozitës. Duke folur për jetën e tij, Ndocaj tha se ka emigruar për herë të pare në vitin 1996 në Itali si emigrant dhe filloi punë në ndërtim.